Kryeministri Tsipras ka deklaruar për mediat vendase se nuk do të japë dorëheqjen dhe do të mbrojë politikat e tij për borxhin grek dhe krizën rreth tyre.
Kështu shkruan sot The Guardian, i cili citon kryemistrin grek duke thënë se marrëveshja e arritur ishte e “ashpër”, por deklaroi se ishte e vetmja mënyrë që Greqia të mbetej në euro.
“Unë marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për të gjitha gabimet që mund të kem bërë, marrë përgjegjësinë për një marrëveshje në të cilën nuk besoj, por e firmosa për të shmangur shkatërrimin e këtij vendi, për të shmangur kolapsin e sistemit bankar”, tha Tsipras gjatë një interviste në TV nacional grek.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.