Bashkimi Evropian mirëpriti propozimet e reja të kryeministrit grek Aleksis Tsipras si një “bazë e mirë për progresin” në bisedimet e së hënës, kur dhe Kreditorët do të mblidhen në samitin përsëri për shmangien e një Grexit, që duket prag të falimentimit.
Shefi ekzekutiv i BE-së, Zhan-Klod Junker foli për një “ofrim të kënaqshëm” ku zyrtarët grek kanë punuar deri në fund të mbrëmjes të së djelës, për të prodhuar një marrëveshje përpara një samiti të liderëve të zonës euro në Bruksel. Junker shtoi se ata shpresojnë mund të mbajnë Greqinë në bllokun e monedhës euro.
“Ne nuk japim asnjë detaj të një propozimi”- deklaroi zyrtar gjerman i BE-së Martin Selmayr , teksa shtoi: “bazë e mirë për përparimin në Samitin e Eurogrupit.”, shkruan The Telegraph.
Mosarritja e një marrëveshje ditën e sotme, ka më tepër mundësi që Athina të mos ketë më kohë për të siguruar fonde për shpëtimin para se programi aktual i shpëtimit të BE-së të skadojë. Kjo mund të çojë mosshlyerje të këstit të kredisë prej 1.5 miliardë euro, që Greqia i detyrohet FMN-së fund të muajit, vecse 8 ditë larg.
Frika se Greqia do të falimentojë ka ngjallur tërheqje masive të depozitave nga bankat greke javën e shkuar, ndonëse BQE miratoi huanë e fondit emergjent të likuiditetit për bankat greke.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.