Në përputhje me “Udhëzimet për menaxhimin dhe alokimin e kapacitetit të Projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)” të miratuara bashkërisht nga autoritetet kombëtare rregullatore të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë (Autoritetet), TAP po kryen një testim tregu i cili është i hapur për të gjitha palët e interesuara siç përcaktohet në Nenin 6.1 të Udhëzimeve. Testimi i tregut është i planifikuar në dy faza:
1. Faza e Shprehjes së Interesit
2. Faza e rezervimit
Në këtë mënyrë, TAP prezanton fazën e parë, jo-detyruese të Shprehjes së Interesit.
Afati kohor i fazës së Shprehjes së Interesit do të jetë në përputhje me axhendën e mëposhtme:
Mënyrën e pjesëmarrjes, detajet e kontaktit, formën e aplikimit si dhe informacione të tjera përkatëse ju lutemi t’i gjeni në Njoftimin e Shprehjes së Interesit që mund të shkarkohet nga faqja e internetit: www.transadriaticpipeline/market-test-eoi.com.
Rreth TAP
Tubacioni Trans Adriatik AG (TAP AG) është ofruesi ekskluziv i shërbimeve të transportit dhe të drejtave të marketingut për shërbimet e transportit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projek tubacioni gazi natyror. Tubacioni do të nisë në Greqi, do të kalojë nëpër Shqipëri dhe Detin Adriatik dhe do të përfundojë në jug të Italisë, duke lejuar që gazi të rrjedhë drejtpërdrejt nga rajoni i Detit Kaspik drejt tregjeve evropiane.
Marrëveshja rregullatore për testimin e tregut
Sipas Nenit 36 të Direktivës 2009/73/EC, të datës 31 gusht 2011, Tubacioni Trans Adriatik AG (TAP) paraqiti një aplikim për një përjashtim në Ministrinë Italiane të Zhvillimit Ekonomik dhe tek Autoriteti Rregullator grek për Energjinë (RAE). Më 1 shtator 2011, TAP paraqiti gjithashtu një aplikim për një përjashtim sipas Nenit 22 të Direktivës 2003/55/EC, datë 26 qershor 2003 në Entin shqiptar Rregulltor të Energjisë (ERE).
Në pajtim me Nenin 36.6 të Direktivës 2009/73/EC, përpara se të marrë një vendim mbi aplikimin e paraqitur nga TAP AG, Autoritetet mund të vendosin mbi rregullat dhe mekanizmat për menaxhimin dhe alokimin e kapacitetit. Rregullat kërkojnë zbatimin e një testimi të tregut në mënyrë që autoritetet të mund të vlerësojnë plotësisht dhe të zbatojnë kriteret për përjashtimin siç përcaktohen në Nenin 36.1 të Direktivës 2009/73/EC.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.