Ish-kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, thotë së dy janë pikat kryesore në të cilat turizmi në vendin tonë ka nevojë për përmirësim.
Shërbimi dhe cilësia janë ato që kanë nevojë për përmirësim. Këto janë edhe shkaqe përse shpesh kemi marrë edhe vërejtje. Për këtë arsye, Çollaku si zgjidhje emergjente, jep idenë e një konsultimi mes institucioneve shtetërore dhe grupeve të interesit, për një strategji të përbashkët.
“Nga shtatori unë mendoj se duhet një tryezë e përbashkët, mes operatorëve turistike dhe bashkive, mes grupeve të interesit dhe ministrisë, për të përcaktuar rregullat për turizmin”, tha Çollaku.
Në një bisedë telefonike për Top Channel, kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ngren shqetësimin se duhet një ndarje sa më e shpejtë e operatorëve turistike.
“Duhet të bëhet ndarja midis operatorëve incoming dhe outgoing, dhe kjo është emergjente. Edhe kërkesa e llogarisë nuk duhet të jenë njësoj”, tha Kasa.
Shqetësim për Kasën, mbetet edhe infrastruktura rrugore në disa pika turistike në vend.
“Infrastruktura duhet të përmirësohet. Në syrin e kaltër, turistet e dinin që rruga është me pluhur dhe kishin marrë maska për të mbuluar fytyrë. Po ashtu edhe komani. Pavarësisht se turistët kënaqen, rruga e dëmton shumë këtë lloj turizmi”, përfundoi Kasa.
Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.