Rritja e sektorit të turizmit ka transmetuar në mënyrë drejtpërdrejtë efektin tek industrinë e lidhura me të.
Instituti i Statistikave raportoi se në vitin 2022 vlera e shtuar tek këto industri u rrit me 40.3 për qind krahasuar me vitin paraardhës.
“Vlera e shtuar e industrive të turizmit është rritur me 40,3%, krahasuar me vitin 2021. Pesha që zënë industritë e lidhura drejtpërdrejt me turizmin në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2022 është 3,5%” thuhet në raport.
Referuar shifrave rezulton që në total bizneset në industritë e lidhura drejtpërdrejt me turizmin ishin qarkulluan 73.8 miliardë lekë në vitin 2022 teksa në vitin 2021 kjo vlerë ishte 52 miliardë lekë.. Në grupin e industrive të lidhura me turizmin bëjnë pjesë tre kryesore ku së pari akomodimi, së dyti shërbime ushqimi dhe pije dhe së treti agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera.
Në akomodim rritja në vitin 2022 është me 38.5 për qind ku nga 13.2 miliardë lekë që ishte vlera në 2021 shifra arriti në 18.3 miliardë lekë.
Shërbime ushqimi dhe pije regjistruan në vitin 2022, 43.6 miliardë lekë apo rreth 41.3 për qind rritje në raport me vitin paraardhës.
Industria e tretë e agjencive të udhëtimit, operatorëve turistikë dhe të tjera ka shënuar një vlerë 11.8 miliardë lekë me një rritje 38.8 për qind në raport me vitin 2021.
Turizmi ka një efekt edhe më të gjerë po të shohim ndikimin tek industri të tjera mbështetëse të lidhura me të ku bëjnë pjesë makinat me qira, industria detare, kantinat e verës. Gjatë vitit 2022 por sidomos gjatë vitit 2023 efekti i turizmit në këto sektorë ka qenë i dukshëm. Konkretisht në verën e 2023-it ishte thuajse e pamundur të gjeje makina me qira teksa kompanitë që ushtrojnë aktivitet në këtë sektor patën rritje të madhe të flotës. Po kështu si efekt i kërkesës rritje pësoi edhe çmimi.
Kantinat e verës nga ana tjetër konfirmojnë se konsumi ka qenë i jashtëzakonshëm sidomos si efekt i turizmit dhe se është pikërisht kjo industri që po nxit rritjen e tyre e cila pa të do të ishte shumë më e ngadaltë. /N.Maho
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.