Ka shumë zgjedhje kur flitet për një pushim romantik në ishujt e Greqisë në Mesdhe. Nga të 6,000 ishujt që i përkasin Greqisë, 227 janë të banuar dhe vetëm 78 kanë më shumë se 100 banorë. Mykonos hyn në kategorinë e fundit, me një sipërfaqe prej 183 kilometrash katrorë dhe një lartësi maksimale mbi nivelin e detit prej 341 metrash. Ky ishull i mrekullueshëm tërheq çdo verë më shumë se 1/10 e totalit të turistëve që vizitojnë Greqinë. Ja përse:
Mykonos është me kuptimin e plotë të fjalës ëndrra e çdo udhëtari. Infrastruktura e pasur dhe facilitetet e ishullit mund të kënaqin çdo vizitor, pavarësisht se ç’kërkojnë ata. A jeni ju dhe miqtë tuaj nga ata që frekuentojnë festat dhe klubet me muzikë të lartë deri në orët e mëngjesit? Këto vende mund ti gjeni në plazhe dhe në vendet më të pazakonshme, si maja e një shkëmbi me pamje nga deti Mesdhe. A planifikoni një pushim romantik me partnerin tuaj? Këtu mund të gjeni hotele, bare dhe restorante me pamje nga deti, si dhe plot ishuj të izoluar ku mund të gjendeni vetëm ju me partnerin tuaj dhe detin. Apo po planifikoni një pushim relaksues me familjen dhe fëmijët tuaj? Këtu mund të gjeni shumë plazhe të mbushur me të qeshura fëmijësh.
Qyteti kryesor është Qyteti Mykonos ose Chora. Natën ky është vendi kryesor ku mblidhen të gjithë njerëzit e ishullit, për të pirë një koktej apo për të kërcyer me qejf gjatë gjithë natës. Dyqanet janë hapur deri në orën 1 të mëngjesit, ndërsa baret dhe restorantet mbyllen në orët e para të mëngjesit. Qyteti u ndërtua shekuj më parë nga banorët e ishullit, në përpjekje për të mbrojtur vetveten nga piratët, kështu që mund të humbisni shumë thjesht nëpër rrugët gjarpëruese. Vendi më i mirë për të ngrënë (dhe për të mos shkuar në shtëpi me xhepat bosh) është Niko’s Taverna, e hapur para 60 vitesh, kur ishulli sapo kishte filluar të tërhiqte investitorët e tij të parë. Shfrytëzoni rastin që ndodheni në një ishull dhe provoni ushqimin e shijshëm të detit.
Pasi të keni darkuar dhe para se t’i turreni klubeve të natës, mund të shijoni ndonjë koktej ose frappe – në tradicionale diku në Little Venice (Venecia e Vogël), në mes të valëve që përplasen bregut të detit. Mos harroni të provoni frappe-të, grekët janë ata që e kanë shpikur këtë pije me kafeinë.
Pasi festa të ketë mbaruar, mund të pushoni në hotelin tuaj ose në cilindo prej 15 plazheve të Mikonosit. Në gjashtë prej tyre mund të shkoni me autobus, por nëse doni të eksploroni të gjithë ishullin, varianti më i mirë është të merrni me qira ndonjë makinë, motor të vogël të tipit ‘scooter’ ose ATV (motor me katër rrota). Çmimet e qiramarrjes janë më të larta në korrik dhe gusht, por edhe mund të negocioni për to. Çdo plazh është ndryshe nga tjetri – për sa i përket pamjes, mjedisit dhe çmimit. Nëse dëshironi të rrini në shezllong dhe t’ju shërbejnë kamerierët gjatë gjithë ditës, Psarou ose Panormos janë vendet më të rekomanduara. Nëse ju pëlqejnë sportet ujore dhe zhytja me palombar, provoni Kalo Livadi. Nëse nuk ju pëlqen asnjëra nga alternativat e mësipërme dhe thjesht dëshironi një plazh të qetë dhe të virgjër, vizitoni Aghios Sostis ose Mersini – janë pak larg, por ia vlejnë të shihen.
Mund të rrëmbeheni nga euforia e pushimeve, por qëndroni larg kurtheve për turistët. Ka kurthe të tilla në Mikonos, veçanërisht në pikun e verës. Mundohuni t’i blini ushqimet tuaja diku jashtë qytetit Mikonos, janë më të lira gjetkë. Baret dhe restorantet në Venecian e Vogël janë të kripura, meqenëse aty paguhet për pamjen dhe jo për shërbimin. Kur të merrni me qira një makinë ose motor të vogël, mund të faturoheni për dëme të cilat mund të mos jenë për fajin tuaj –dhe kur kjo ndodh, mbani mend se siguracioni është i përfshirë në çmimin final. Gjithashtu, nëse doni të prenotoni një hotel- mundohuni të gjeni një që ndodhet jashtë qytetit – janë më të lirë dhe më të qetë se në Chora-n e dyndur.
Nga kontabilistët, audituesit, ekonomistët e deri tek inxhinierët IT, agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, avokatët janë grupet që presin efekte negative në aktivitet nga zbatimi i ligjit të ri Dorina Azo Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundësi ekonomike për të…
Depozitat bankare të biznesit u rritën me ritme të shpejta edhe vitin e kaluar, duke konfirmuar një tendencë ekspansioni disavjeçar. Që prej fillimit të vitit 2020, depozitat bankare të bizneseve janë rritur me 85%. Duket se depozitat e bizneseve po përfitojnë nga rimëkëmbja ekonomike dhe…
Kërkesa për makina me qira në muajt e parë të këtij viti shënoi rritje mbi 30%, sipas operatorëve të tregut. Kjo ka ardhur si efekt zinxhir i rritjes së fluksit të turistëve, që gjithashtu ka qenë pak a shumë në këto ritme. Kompanitë që operojnë…
Flet Fabio Penzavecchia, Administrator i “Sicily by Car” Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje me rreth 30% të kërkesës për makina me qira në vend, pohon Fabio Penzavecchia, Administrator i “Sicily by Car”, i cili nënvizon se tendenca pozitive pritet të…
Flet Eliana Bakiri, administratore e “Top Tour” Fluksi i vizitorëve drejt Shqipërisë ka rritur kërkesën për makina me qira dhe kjo theksohet nga të gjithë aktorët e tregut. Megjithatë, kompanive ju është dashur që pavarësisht këtij aspekti pozitiv, të amortizojnë zhvlerësimin e Euros përballë…
Brezi Zoomers është jashtëzakonisht i pasur. Brezi “Millenial” ishte më i varfër në këtë fazë të jetës. Po ashtu, edhe brezi “Baby Boomers”, shkruan The Economist Brezi “Z” po merr kontrollin. Në shtetet e pasura, ka të paktën 250 milionë njerëz të lindur midis…
Normat e interesit në Amerikë nuk kanë gjasa të bien këtë vit. Kjo do të ndrydhë tregjet financiare dhe ekonominë botërore Për pjesën më të madhe të vitit, të gjithë, duke filluar nga blerësit e aksioneve dhe blerësit e shtëpive, deri te presidenti Joe…
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga paqëndrueshmëria e lartë e regjimit tatimor. Ligjet, që rregullojnë sistemin tatimor në vend, kanë ndryshuar aq shpesh, saqë e kanë…
Jeta e vrullshme e viteve të fundit na mbërthen dhe në rast se ka diçka që është bërë shoku i pandashëm i ditëve tona, është stresi. Shumë flitet për stresin apo çrregullimet e shëndetit mendor, pak dihet praktikisht për të. Studime të shumta kanë dalë…
Është prezantuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet…
Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova,…
Banka qendrore, lehtëson kërkesat për huadhënie dhe ul parapagimet, për të zbutur ngadalësimin shumëvjeçar. Qeveria kineze njoftoi disa nga lëvizjet e saj më të forta deri…
Copyright Haven van Antwerpen-Brugge/Porti Antwerp-Bruges Shitjet e makinave elektrike në Europë janë relativisht të ulëta, por kjo është vetëm një nga arsyet sepse makinat po…
Autoritetet rregullatore të BE-së deklaruan sot se mediat sociale të “Meta Platform”, Facebook dhe Instagram, do të hetohen për shkelje të mundshme të rregullave të përmbajtjes…
Puna hibride nuk është thjesht një metodë pune, është bërë stil jetese Puna hibride do të vazhdojë të praktikohet. Si fillim, ishte këtu shumë përpara…