Orët mesatare të javës së punës në Europë, ndryshojnë shumë. Vendet me më shumë punonjës me kohë të pjesshme, në veçanti, raportuan javë pune mesatare më të shkurtra.
Sa orë punoni në javë? Të dhënat e reja nga Eurostat, zyra zyrtare e statistikave të BE-së, tregojnë se orët mesatare të punës në të gjithë Europën, ndryshojnë shumë nga vendi në vend.
Modelet e punës kanë ndryshuar vitet e fundit. Puna nga shtëpia u rrit në Bashkimin Europian gjatë pandemisë COVID-19. Disa kompani tani ofrojnë mundësi më fleksibël, për të punuar në distancë.
Disa vende kanë provuar dhe zbatuar javët katër-ditore me të njëjtën ngarkesë pune. Në vitin 2022, personat e punësuar në BE, të moshës 20-64 vjeç, kanë punuar mesatarisht 36.2 orë në javë. Kjo ishte 24 minuta më pak, se shifrat para pandemisë të vitit 2019.
Vendet me orët më të gjata dhe më të shkurtra të punës
Në vitin 2022, numri mesatar i orëve faktike javore të punës në BE, varionte nga 32.4 orë në Holandë në 39.7 orë në Greqi dhe Rumani. Kjo përfshinte punëtorët me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, të moshës 20-64 vjeç.
Njerëzit në vendet e Ballkanit kanë javët më të gjata
Kur u krahasuan vendet europiane, Turqia kishte javët më të gjata të punës, me 42.9 orë në 2020.
Turqia u pasua nga Mali i Zi (42.8 orë, të dhënat 2020) dhe Serbia (42.3 orë). Këto janë vendet, që kanë javë mesatare pune më të gjata se 40 orë.
Greqia dhe Rumania u pasuan nga Polonia (39.5 orë), Bullgaria (39.2 orë) dhe Maqedonia e Veriut (39 orë).
Javët më të shkurtra: Holanda, Austria dhe Norvegjia
Në listën e vendeve me javët mesatare më të shkurtra të punës në vitin 2022, Holanda (32.4 orë) u pasua nga Austria (33.7 orë), Norvegjia (34.1 orë) dhe Danimarka dhe Gjermania (të dyja 34.6 orë).
Sa orë punojnë njerëzit në MB, Francë dhe Spanjë?
Mbretëria e Bashkuar (36.4 orë në 2019) kishte të njëjtën sasi mesatare të orëve të punës si BE. Franca dhe Italia (të dyja 36.2 orë), kishin shifra pak më të ulëta se BE. Njerëzit në Spanjë punonin 36.5 orë në javë, që ishte vetëm 6 minuta më shumë se mesatarja e BE-së.
Pesë vendet nordike kishin të gjitha javë mesatare pune më të shkurtra se mesatarja e BE-së.
Orari mesatar i punës në javë (në orë)
Javës mesatare e punës: Me kohë të plotë kundrejt punës me kohë të pjesshme
Ndryshimet në javët mesatare të punës, midis vendeve të BE-së, ndryshojnë sipas llojit të punësimit, përkatësisht me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.
Për punësimin me kohë të plotë, orët mesatare të punës në javë, varionin nga 37.4 orë në Finlandë në 41.3 orë në të gjitha vendet e BE-së, në vitin 2022.
Turqia (46 orë) kishte javën mesatare më të gjatë të punës, e ndjekur nga Serbia (43.5 orë), Mali i Zi dhe Zvicra (të dyja 43.4 orë).
Mbretëria e Bashkuar (41 orë, të dhënat 2019) dhe Gjermania (39.5 orë), kishin orë mesatare pune më të larta se BE (39.3), për pun onjësit me kohë të plotë, ndërsa Italia (39.2 orë), Spanja (39.1 orë) dhe Franca (38.7 orë), kishin shifra më të ulëta.
Për punësimin me kohë të pjesshme, java mesatare e punës varionte nga 17.8 orë në Portugali, në 27 orë në Rumaninë vitin 2022. Mesatarja e BE-së ishte 21.8 orë.
Të punësuarit me kohë të pjesshme, kanë punuar 22.8 orë në Francë, 21.4 orë në Gjermani dhe 20.2 orë në MB. Turqia (17.4 orë) kishte javën mesatare të punës më të shkurtër në këtë kategori. / Euronews