Këtë vit Vjena është cilësuar si qyteti më i mirë për të jetuar, duke ia rrëmbyer kështu kurorën Melburnit.
Kryeqyteti austriak arriti ta mundë Melburin, duke u renditur i pari ndër 140 shtete të tjera në listën e të publikuar nga Indeksi global i jetueshmërisë, hartuar nga “Economist Intelligence Unit”. Këto dy metropole kanë garuar kokë më kokë me njëra-tjetrën në sondazhin në të cilin marrin pjesë edhe 138 shtete të tjera, ku për gjatë shtatë viteve të fundit Melburni është renditur në vend të parë. Disa prej faktorëve kryesorë që e ndrihmuan Vjenën që të rrëzojë nga froni Melburnin, ishin niveli i ulët i kriminalitetit në vend dhe mbi të gjitha mungesa e sulmeve terroriste.
Vjena ka vite që renditet e para ndër shumë kryesytete të tjera si shteti me cilësinë më të lartë të jetesës sipas firmës konsulente Mercer, por kjo është hera e parë që ajo kryeson një sondazh të kryer nga EIU, i cili ka filluar për herë të parë në vitin 2004. Tre shtetet që u renditën në vend të fundit ishin Damasku, Kryeqyteti i Bangladeshit, Daka dhe Lagosi në Nigeri. Në këtë sondazh nuk u përfshinë disa prej kryeqyteteve më të rrezikshme në botë, si Bagdadi dhe Kabuli.
Ndërsa gjatë viteve të fundit, qytete të ndryshme europiane janë përfshirë nga kërcënime por edhe sulme të ndryshme terroriste, viti që lamë pas ishte pothuasje një kthim në normalitet, tha EIU. Vjena e ka zhvendosur Melburnin nga vendi i parë edhe për shkak të nivelit më të larë të stabilitetit.
Vjenë dhe Melburni morën pikët maksimale edhe në kategoritë e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe infrastrukturës. Por, edhe pse Melburni fitoi më shumë pikë në drejtim të kultturës dhe mjedisit, ai u kalua sërish nga Vjena, e cila mori pikë akoma më të larta për nivelin e stabilitetit që ekzistonte në këtë shtet.
Osaka, Kalgari dhe Sidnei plotësuan pesçen e parë të kësaj renditje. Sipas EIU, në këtë sondazh favorizohen qytete të cilat kanë një dendësi relativisht të ulët të popullsisë sepse qytetet më nje numër të lartë njerëzish priren që të kenë një normë të lartë kriminaliteti dhe mangësi në infrastrukturë.
Ndërsa Londra u rendit këtë vit në vendin e 48.
Burimi: The Guardian