Wiegand parashikon kohë të vështira për shumë nga vendet europiane dhe të rajonit, rrjedhimisht edhe për Kosovën. Ky vit dhe viti i ardhshëm, sipas tij, do të jenë më të vështirët, pa rritje pagash e pensionesh, pa autostrada të reja e me kursime të mëdha të buxhetit. Nëse kalohet kjo periudhë me sukses, sipas tij, Kosova, në vitin 2014 do të ketë qëndrueshmëri ekonomike.
Wiegand tha se ekonomia e Kosovws është relativisht e mirë, por ajo mund të preket kryesisht nga rwnia e remitancave.
I pyetur nëse po e respekton Kosova marrëveshjen “Stand By” Wiegand është përgjigjur pozitivisht.
Marrëveshja në total llogarit 107 milionë euro. Me miratimin e programit janë disbursuar 5 milionë euro dhe me përfundimin e rishikimit të parë të marrëveshjes do të disbursohen edhe 47 milionë euro të tjera. Pjesa tjetër do të varet nga përmbushja me sukses e rishikimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.