Më 30 prill 1993, Cern bëri publik kodin e web-it. World Wide Web, rrjeti që bën bashkë 4,5 miliardë faqe, feston 25-vjetorin e lirisë. Ishte 30 prilli i vitit 1993 kur Cern në Gjenevë, vendosi të vërë në dispozicion të të gjithëve, publikisht dhe pa të drejta, kodin burimor në bazën e “rrjetës dixhitale”.
Interneti u krijua në vitin 1989, nga Tim Berners – Lee, një kërkues në Cern, për të lehtësuar shkëmbimin e informacioneve mes fizikanëve të universitetit dhe instituteve kërkimore.
Dita zyrtare e lindjes është 6 Gusht 1991 kur Berners-Lee publikoi faqen e parë web. Në fillim web ishte një ndër shërbimet e internetit të disponusehme, por lehtësia në përdorim dhe mbi të gjitha vendimi për ta bërë të lirë, nxiti rritjen e shpejtë deri në dimensionet aktuale me më shumë se 1 miliard faqe online. Por çelësi ishin motorët e kërkimit – Google sot është më i përdoruri.
Burimi: ANSA