Ka shumë këshilla udhëtimi për vitin 2024, nëse po kërkoni ende për një vend trendi, një vend ekonomik apo një vend të qëndrueshëm.
E nëse nuk e keni vendosur ende, ju vjen në ndihmë klasifikimi i përvitshëm i European Best Destinations, i cili ka marrë në konsideratë më shumë se 1 milion udhëtarë (a ka një klasifikim më gjithëpërfshirës se ky), për të përpiluar renditjen për vitin 2024.
Po cili është zgjedhur destinacioni më i mirë për të udhëtuar në Europë? Sipas të gjithë udhëtarëve që shprehën mendimin e tyre është Marbella.
Qyteti bregdetar në jug të Spanjës është vlerësuar veçanërisht nga golfistët dhe nga të pasionuarit e shopping dhe brigjet e tij me diell e bëjnë atë një destinacion shumë popullor plazhi. Ai vlerësohet shumë edhe për kulinarinë – në fund të fundit ka tre restorante me yje Michelin.
Dhe të udhëtosh në këtë zonë të Costa Del Sol shumë shpejt mund të bëhet më e thjeshtë, pasi është propozuar një tren mes Marbella dhe Malaga.
Monako renditen e dyta dhe pas saj, Malta. Renditja me 20 destinacionet më të mira për vitin 2024 ka larmishmëri.
Riga, kryeqyteti i Letonisë, renditet e gjashta. Qyteti i vjetër është përfshirë në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, por në të është edhe një zonë e bukur në stilin Art Nouveau.
Përveç ndërtesave magjepsëse, në qytet zhvillohen edhe një sërë festivalesh street food dhe aktivitete të ndryshme që gjallërojnë rrugët e tij.
Ishujt Faroe renditen në vendin e 16-të, të vlerësuara veçanërisht nga udhëtarët që kërkojnë një natyrë të ruajtur mirë dhe peizazhe të mrekullueshme.
Më poshtë është renditja me 20 destinacionet më të mira në Europë për vitin 2024.
- Marbella, Spanjë
- Monako
- Malta
- Gjenevë, Zvicër
- Batumi, Gjeorgji
- Riga, Letoni
- Madeira, Portugali
- Firence, Itali
- Londër, Mbretëri e Bashkuar
- Reikjavik, Islandë
- Lège-Cap-Ferret, Francë
- Siena, Itali
- Ishulli Ponza, Itali
- Porto-Vecchio, Korsika, Francë
- Champagne Wine Region, Francë
- Ishujt Faroe
- Sirmione, Lombardi, Itali
- Piran, Slloveni
- Newquay, Cornwall
- Thassos, Greqi
/ TimeOut