3 vende jo shumë të njohura por njëkohësisht shumë të bukura për t’u vizituar këtë vit

21/02/2020 11:14 AM 0 komente

Ekziston një dëshirë e fortë midis turistëve për të zbuluar një destinacion përpara se këtë të fundit ta kenë zbuluar edhe të tjerët. Arsyet janë të dukshme: kjo i mundëson atyre që ta vizitojnë atë vend përpara se ai të jetë plot me turistë. Sapo një vend fillon të tërheqë turistë në masë, ai zakonisht bëhet më pak miqësor, më pak i këndshëm për t’u vizituar dhe në disa raste ajo që nuk i pëlqen asnjë turisti, bëhet më i shtrenjtë.

Ky është një paradoks i zakonshëm i turizmit modern. Njerëzit duan që qyteti apo shteti i tyre të vizitohet nga sa më shumë turistë të jetë e mundur, në mënyrë të tillë që ata të shpenzojnë sa më shumë para në vendin e tyre, por në një pikë të caktuar mbipopullimi nga turistët mund të kthehet në një disavantazh shumë të madh për atë qytet sepse mund edhe të fillojë ta shkatërrojë atë. Por ky është një diskutim  të cilin do ta analizojmë një herë tjetër.

Më poshtë do të njiheni me tre destinacione të cilat ndoshta jo shumë persona i njohin, por të cilat pasi i keni vizituar njëherë do të doni me siguri që të ktheheni sërish për t’i vizituar.

Tiranë, Shqipëri

Tirana është një ndër aty Kryeqytete që ka filluar të marrë një vëmendje shumë të madhe. Duke qenë dikur pjesë e një sistemi komunist, në vitet e para pas përmbusjes së tij ajo u rrit në mënyrë kaotike dhe pa një plan konkret zhvillimi. Ndërsa tani ajo është tjetërsuar, duke përfituar nga disa drejtime vizionare dhe një përpjekje e bashkërenduar për ta bërë atë një vend jo vetëm më të bukur për turistët por edhe për banorët e saj. Ky shpërthim i madh energjie dhe një njdesi për të filluar gjithçka nga e para, ka ndikuar fuqishëm në formësimin rrënjësor të Tiranës së sotme.

Nga arti që fshihet brenda bunkerëve të vjetër të epokës komuniste tek Muzeu i Mbikëqyrjes Sekrete “Shtëpia e Gjetheve”, ky është një destinacion europian nga i cili të gjithë ata që e vizitojnë do të largohen me pritshmëri mbi mesataren dhe ajo që është më e rëndësishmja, me çmime shumë të përballueshme për këdo. Bregdeti jugor i Shqipërisë, i njohur gjithashtu si Riviera Shqiptare, ka marrë një vëmendje më të madhe gjatë viteve të fundit, si një alternativë më e lirë, me shumë më pak njerëz dhe po me të njejtat bukuri që ofrojnë edhe destiancione të tjera të ngjashme, si Greqia, për shembull.

Viljandi, Estoni

Viljandi është vendi më i vogël i kësaj liste, por kjo nuk e bën atë më pak interesant që të vizitohet nga një numër i lartë turistësh. Për të gjithë ata që njohin vetëm Talinin, Kryeqytetin estonez, Viljandi është një prej atyre qyteteve të vogla plot me jetë, pjesërisht falë pranisë së disa institucioneve arsimore cilësore që ndodhen aty dhe një festivali të muzikës folk, i cili po bëhet gjithnjë e më i njohur. Ky është një vend shumë relaksues dhe i qetë dhe ku ju mund të merrni me vete një ndjesi të vërtetë të jetës estoneze, ndërsa endeni nëpër muze dhe kafene të ndryshme. Ky qytet është i mbushur plot me shtëpi të bukura të vjetra prej druri dhe ndërtesat e epokës sovjetike, të cilat vazhdojnë të ngjallin po aq shumë interes për të gjithë ata që e vizitojnë Viljandin. Dhe ky është lloji i vendit ku ju mund të ftoheni nga disa banorë vendas shumë miqësorë për të konsumuar një kafe, të cilët do të jenë shumë kuriozë të dëgjojnë se si përfunduat në këtë qytet kaq të vogël dhe aspak të njohur.

Tainan, Tajvan

Në anën tjetër të botës, ky qytet ndoshta nuk do të shfaqet në shumë itinerare aziatike. Në fakt, edhe kryeqyteti i Tajvanit, Taipei shpeshherë është lënë jashtë listës së qyteteve më të vizituara dhe kjo është një fatkeqësi e vërtetë në fakt. Tajvani në përgjithësi ka një mot fantastik, ushqim shumë të shijshëm dhe vendas miqësorë, plus një ndërthurje të bukur të ndikimeve kineze, japoneze, etj.

Taipei është një qytet shumë i bukur. Por nëse doni të vizitoni diçka akoma edhe më interesante dhe që nuk shfaqet në guidat turistike, atëherë ne ju këshillojmë Tainanin. Ky është një qytet piktoresk dhe plot me histori dhe kulturë, ju ofron një qetësi shumë të madhe nëse do ta vizitoni, të paktën krahasuar me shumë qytete të tjera aziatike. Ai është gjithashtu i mbushur plot me dyqane të vogla karakteristike dhe kafene. Nëse do të kaloni këtu disa ditë, të jeni të sigurtë se do të filloni të mendoni që të qëndorni edhe më gjatë.

 

Burimi: Bloomberg

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of