Këto ditë, ideja e gëzimit dhe kënaqësise në punë nuk duket thjesht e pakapshme – ndonjëherë mund të duket pothuajse e pamundur të imagjinohet.
Vite pas krizës së COVID-it, punonjësit ende po përballen me ndryshimin e kërkesave në punë dhe shtëpi, si dhe me pasiguri të vazhdueshme, ndërsa bota përballet me konflikte gjeopolitike dhe kërcënimin e një recesioni global.
Si rezultat, nuk është çudi, që disa studime kanë gjetur se 3 në 5 punonjës, raportojnë mungesë motivimi dhe energjie. Një e treta ose më shumë pre tyre, ankohen për lodhje mendore dhe fizike.
Në podkastin “Meet the Leader” të World Economic Forum, tre drejtues kanë shpjeguar se si të rigjejmë kënaqësinë në punë dhe të luftojmë stresin.
Gëzimi në punë – Çfarë mund të bëjnë punonjësit
1. Përcaktoni suksesin
Alex Liu, partner menaxhues dhe kryetar në Kearney, thotë se për të rigjetur, duhet të kthehemi te “parimet e para”* ose të kthehemi në bazë.
“Së pari duhet të përcaktoni suksesin tuaj. Nga kjo, ju mund të vizatoni kufijtë dhe të filloni të reduktoni streset, që mund të rëndojnë shëndetin mendor,” thotë Liu.
2. Kërkoni stresin ‘e duhur’
Ne nuk mund ta shmangim plotësisht stresin. Në fund të fundit, ka një ndryshim midis stresit, që ju sfidon dhe stresit, që ju lodh.
Në fakt, Instituti i Kërkimeve ADP zbuloi se stresi rutinë, kronik ose që ju lodh, “në fakt çon në angazhim më të ulët, më pak ndjenjë elasticiteti”, thotë drejtuesja ekonomike e ADP-së, Nela Richardson.
Të kuptuarit e ndryshimit midis stresit, që ju ngarkon dhe stresit, që ju konsumon, është çelësi për të gjetur dhe mbajtur gëzimin.
3. Kërkoni energji të reja
Kurioziteti dhe zbulimi janë çelësi i rritjes dhe mësimit, dhe mund t’ju ndihmojnë për t’u plotësuar dhe të rifitoni energji.
Ky rinovim mund të vijë në formën e një shëtitjeje në mes të ditës, ose duke marrë përsipër një detyrë të njohur me ‘mendësi të re rritjeje’.
Dëshira e vazhdueshme për të mësuar, mund t’ju ndihmojë të mendoni në mënyra të reja dhe t’ju ndihmojë të lidheni me atë, që ju pëlqen më shumë në punën tuaj.
Gëzimi në punë – Çfarë mund të bëjnë drejtuesit
4. Lidhini veprimet me vlerat
A reflektojnë dhe nënvizojnë vendimet e mëdha dhe të vogla, vlerat e deklaruara të kompanisë suaj? Liu thotë se nuk mund të kesh kënaqësi, pa u ndjerë se je i vlerësuar dhe i dëgjuar.
Nëse ka një problem në organizatën tuaj, shikoni vendimmarrësit dhe punpnjësit dhe pyesni veten: “Kush është në dhomë? Kush i vendos rregullat e vendit të punës? Kush është duke drejtuar dhe duke vendosur ngritjen në detyrë të rradhës.’
5. Ndërtoni marrëdhënie midis punonjësve
Krijoni një mjedis pune, që ndihmon ekipet të punojnë më mirë brenda departamentit të tyre, ose në organizatë në tërësi.
Ndërveprimet e kujdesshme ndihmojnë në thellimin e të kuptuarit të individëve, për rolin e tyre në ekip dhe se si ata mund të kontribuojnë, duke forcuar besimin dhe krenarinë e secilit person në punën e tij. / World Economic Forum
* Parimet e para (first principles) janë konceptet ose supozimet themelore, mbi të cilat bazohet një teori, sistem ose metodë.