Ka shumë më tepër për një aeroport sesa mekanika e kalimit nga pika A në pikën B, dhe aeroportet më të mira ofrojnë shumë, për t’i bërë udhëtimet e pasagjerëve sa më të qetë dhe të këndshëm.
Çmimet e Cilësisë së Shërbimit të Aeroportit (Airport Service Quality Awards, ASQ), të shpallura ditën e hënë, renditën aeroportet më të mira në botë bazuar në përvojën e udhëtarëve.
Ndër më të vlerësuarit midis mega-aeroporteve, ku udhëtojnë më shumë se 40 milionë pasagjerë në vit, është Fiumicino i Romës, i cili përveç fitimit të një çmimi për cilësinë e përgjithshme, mori edhe vlerësimin për të pastërtinë dhe stafin e përkushtuar.
Aeroporti Changi i Singaporit mori gjithashtu vlerësime shtesë për stafin e tij të përkushtuar dhe lehtësinë e pasagjerëve në lëvizje.
Aeroporti në Stamboll u vlerësua për pastërtinë dhe ambjentet e këndshme, përveç çmimit për cilësinë e përgjithshme.
Grupi tregtar i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (Airports Council International, ACI) dhe kompania e teknologjisë së udhëtimit Amadeus, përcaktojnë fituesit e çmimeve bazuar në anketimet e pasagjerëve që ndodheshin në aeroport ditën e udhëtimit. Në vitin 2022, u mblodhën rreth 465,000 sondazhe.
Sondazhet shqyrtojnë 30 faktorë duke përfshirë check-in, lehtësinë e lëvizjes, çmimet për blerje dhe për të ngrënë.
“Programi ASQ jo vetëm që mat standardet, por gjithashtu u ofron aeroporteve të të gjitha madhësive një mundësi për të mësuar dhe për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë, për të arritur nivele të reja në përsosmërinë e përvojës së klientit,” tha Luis Felipe de Oliveira, drejtor i përgjithshëm i ACI World.
Përvoja e përgjithshme e klientit dhe kategori të reja
Nga 69 aeroportet që morën çmimet ASQ për cilësinë e përgjithshme, 24 janë në Europë, 22 në rajonin Azi-Paqësor, 11 në Amerikën e Veriut, 5 në Amerikën Latine ose Karaibe, 4 në Afrikë dhe 3 në Lindjen e Mesme.
Nuk ka një fitues të vetëm në grupin e madhësisë së një rajoni ose aeroporti; çmimet iu dhanë 20% më të mirë të aeroporteve në çdo kategori të madhësisë dhe rajonit.
ACI prezantoi gjithashtu katër kategori të reja këtë vit: aeroportet me stafin më të përkushtuar, udhëtimi më i lehtë në aeroport, aeroporti më i këndshëm dhe aeroporti më i pastër.
Kategoria e re “më e këndshme” shikon përshtypjet e udhëtarëve për ofertat e blerjeve dhe ngrënies, komoditetin e zonave përpara hyrjes në avion, opsionet argëtuese dhe të kohës së lirë dhe ambientin.
Gjithsej, morën çmime 75 aeroporte në mbarë botën.
Këtu janë rezultatet në kategori të zgjedhura:
Aeroportet më të mëdha të botës
Këto janë aeroportet më të mira në botë për volumin më të lartë të pasagjerëve, të grupuar sipas rajonit:
Aeroportet më të mira me mbi 40 milionë pasagjerë në vit
• Aeroporti Ndërkombëtar Chhatrapati Shivaji Maharaj; Mumbai, Indi
• Aeroporti Ndërkombëtar Indira Gandhi; Delhi, Indi
• Aeroporti Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun, Kinë
• Aeroporti Ndërkombëtar i Shangait Pudong, Kinë
• Aeroporti Ndërkombëtar Shenzhen Bao’an, Kinë
• Aeroporti Changi, Singapor
• Aeroporto di Roma-Fiumicino, Itali
• Aeroporti i Stambollit, Turqi
• Aeroporti Ndërkombëtar Dallas Fort Worth, Teksas, SHBA
• Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos, Kaliforni, SHBA
Aeroportet më të mira me 25 deri në 40 milionë pasagjerë në vit
•Aeroporti Ndërkombëtar Gimpo; Seul, Kore e Jugut
• Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit, Kinë
• Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës, Greqi
• Aeroporti Palma de Mallorca, Spanjë
• Aeroporti i Zyrihut, Zvicër
• Aeroporti Metropolitan Wayne County i Detroitit, Michigan, SHBA
• Aeroporti Ndërkombëtar i Minneapolis/St Paul, Minesota, SHBA
Aeroportet ‘më të këndshme’ në botë
Këto janë aeroportet në të gjitha rajonet dhe kategoritë e vëllimit të pasagjerëve që fituan çmimet e reja “më të këndshme” të ACI:
• Aeroporti i Romës Fiumicino, Itali
• Aeroporti i Stambollit, Turqi
• Aeroporti Ndërkombëtar i Kuala Lumpurit, Malajzi
• Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit, Kinë
• Aeroporti Ndërkombëtar Sulltan Hasanuddin; Makassar, Sulawesi i Jugut, Indonezi
• Aeroporti Ndërkombëtar i Yogyakartës; Java, Indonezi
• Aeroporti Nikola Tesla i Beogradit, Serbi
• Aeroporti Milan Bergamo, Itali
• Aeroporti Esenboga i Ankarasë, Turqi
• Aeroporti Ndërkombëtar i Kuitos, Ekuador
• Aeroporti Ndërkombëtar Queen Alia; Amman, Jordan
• William P. Hobby Airport; Houston, Teksas, SHBA
• Aeroporti Ndërkombëtar Dakar Blaise Diagne, Senegal
• Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, Maqedoni
• Aeroporti Ndërkombëtar Guayaquil, Ekuador
• Aeroporti Ndërkombëtar Greenville-Spartanburg; Karolina e Jugut, SHBA
• Aeroporti Ndërkombëtar i Pattimura; Ambon, Provinca Maluku, Indonezi
• Aeroporti Ndërkombëtar Fort McMurray; Alberta, Kanada / CNN