Vendi ka të ngjarë të ‘përjashtohet’ nga Gjermania pasi politikanët paralajmërojnë ‘se është mbushur kupa’ teksa vendi gjason te mos jete ne gjendje te kryej pagesën e borxhit prej 1.5 mld euro
Greqia gjendet në prag të kolapsit ekonomik pasi Gjermania duket e gatshme ta largojë vendin nga eurozona.
Tregjet po vuajnë teksa Greqia po luhatet në prag të Gexit.
Indeksi FTSE 100 i Londrës ra 1.1 perqind në nivelin më të ulët në tre muaj të hënën teksa investitorë reaguan ndaj dështimit të Greqisë për të arritur një marrëveshje me kreditorët e saj.
Cmimet golbale të naftës ranë pas kolapsit të bisedimeve prej 45 mnutash të dielën, si pasojë e frikës se Greqia tashmë po i drejtohet katastrofës ekonomike.
Me intensifikimin e krizës, duket se kancelari George Osborne do të kryesojë nga fundi i javës një takim emergjent teksa ministrat përpiqen të mbrojnë ekonominë britanike nga dalja e mundshme greke nga monedha e vetme- quajtur Grexit.
Alexis Tsipras, kryeministri grek, është akuzuar se është përpjekur ‘ të mashtrojë të gjithë botën’ pas një sërë kërkesash të bëra gjatë ditëve të fundit.
Komisioneri I BE-së së Gjermanisë, Guenther Oettinger, dhe anëtar i of Christian Democrats të Angela Merkel, tha se Evropa duhet ta përgatisë veten ‘për gjendje të jashtëzakonshme’ në Greqi nga 1 korriku nëse Athina nuk arrin marrëveshjen me kreditorët.
Të tjera figura të rëndësishme në partinë e znj. Merkel nnxituan të kritikojnë lidershipin grek.
Mario Draghi, presidenti I BQE-së, refuzoi të pronocohet rreth pasojave të mundshme nëse Greqia nuk kryen pagesat. Megjithatë ai deklaroi: Dështimi një territor i panjohur. Ne kemi të gjitha mjetet për të manaxhuar situatën po aq mirë sa kemi bërë në situata të tjera, ndoshta më pak dramatike. Aksionet në Greqi ranë me disa nga aksionet e bankës që ranë më shumë se 10 perqind. Ministrat e financave të eurozonës pritet të takohn të enjten kur do të përpqen të dakordojnë rreth një zgjidhje të krizës. Z. Tsipras ka ngecur në bisedime me kreditorët e Greqisë –BE-në dhe FMN-në – për pesë muaj radhazi me shpresën se do të sigurojë zhbllokimin e fondeve në vlerë prej 7.2 mld eurosh. for five months in the hopes of securing the release of €7.2 billion in rescue funds.