Serbi, Banka Qendrore mban normën bazë Repo në 1.0%
Banka Qendrore e Serbisë, NBS, deklaroi se vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë Repo në 1.0%.
Banka Qendrore ngriti normën mesatare të ponderuar në ankandet e repove në 0.59%, nga 0.34%, tha ajo në një deklaratë.
Vendimi për të rritur gradualisht normën mesatare të ponderuar në ankandet e repove nga 0.11% në tetor, është ndikuar nga presionet në rritje të kostos, si në mjedisin ndërkombëtar, ashtu edhe në atë vendas, si dhe nga nevoja për të ndikuar në pritshmëritë inflacioniste të pjesëmarrësve të tregut dhe për të kufizuar efektet dytësore në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera, tha NBS.
“Bordi ekzekutiv ra dakord se kushtet e favorshme financiare që kontribuojnë në rritjen ekonomike, mund të ruhen nëpërmjet një politike monetare disi më pak akomoduese”, thuhet në një deklaratë të Bankës Qendrore.
Në tremujorin e parë të vitit, inflacioni pritet të qëndrojë në nivelet e vërejtura në muajt e fundit të vitit 2021, tha NBS. Pas kësaj periudhe, inflacioni pritet të ngadalësohet dhe të shkojë drejt objektivit të bankës në 1.5%-4.5%, i cili mund të arrihet deri në fund të vitit 2022.
Çmimet e konsumit në Serbi u rritën me 7.9% në bazë vjetore në dhjetor, pas rritjes me 7.5% në nëntor. Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) në Serbi, u rrit me 0.4% në muajin e fundit të vitit, pasi ishte rritur me 0.9% një muaj më parë, sipas shifrave të fundit të publikuara në faqen online të Zyrës Kombëtare të Statistikave.
Banka qendrore uli normën e saj bazë të Repove në 1.25%, nga 1.5% në qershor 2020 dhe e uli atë në 1.0% në dhjetor, për të frenuar ndikimin negativ ekonomik të pandemisë së koronavirusit.