Greqia paraqiti një propozim të ri për kreditorët, me objektivat buxhetore. Burime evropiane thanë për Il Sole 24 ore se dokumenti përmban edhe pikën që Athina kërkon rikthimin e maturiteteve të bondeve greke, blerë nga Banka Qendrore Evropiane me programin SMP.
Komisioni i BE-së: “Ne jemi duke e marrë parasysh”
“Këtë mëngjes ne kemi marrë sugjerime të reja, propozime të reja nga autoritetet greke, ne jemi duke analizuar,” tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke mos specifikuar qartësisht përmbajtjen ditën e sotme. Delegacioni grek kërkoi një takim të ri për sot, e martë, me Komisionerin e BE-së për Çështjet Ekonomike, Pierr Moskoviçi. Ky është një takim i përkohshëm në prag të samitit, të planifikuar për nesër, në mes të Kryeministrit Aleksis Tsipras greke dhe liderëve evropianë.
“Kundër-propozimi” i Athinës
Nga ajo që është mësuar, delegacioni grekm gjatë mbledhjes së nesërme të Brukselit, do negociojë me grupin me një “kundër-propozimin” në përpjekje për të zhbllokuar diskutimet me kreditorët. Burimet nga Athina, shkruan Il Sole, kanë treguar se ajo do të paraqitet me një “kundër-propozim”, ku “kundër” duhet të kuptohet si një alternativë për “recetën” e kreditorëve.
Corriere de la sera, Tsipras: Jo shkurtim pensionesh dhe shpenzimesh
Greqia mund të arrijë një marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtarë në qoftë se ata hedhin poshtë kërkesat që përfshijnë shkurtime të pensioneve.
Kështu u shpreh sot kryeministri Aleksis Tsipras në një intervistë me të përditshmen italiane “Corriere della Sera”
Duke reflektuar me një ton disi më pajtues, Athina ka miratuar në ditët e fundit, se mund të gjendet një kompromis mes palëve mbi elementet kyçe në çdo marrëveshje, duke përfshirë madhësinë e suficitit buxhetor primar. Por Tsipras nuk tregoi shenja se ka pranuar kërkesat e kreditorëve për shkurtime në pensionet ose shpenzimet e tjera sociale, duke përsëritur komente ai i ka bërë gjatë ditëve të fundit.
“Unë mendoj se ne jemi shumë pranë një marrëveshje mbi suficitin primar për vitet e ardhshme,” tha ai për gazetën. “Ne do të kemi një qëndrim pozitiv për propozime alternative ndaj pjesës së shkurtimeve në pensionet ose imponimin e masave shtrënguese. Greqia mund të arrijë një marrëveshje me kreditorët e saj ndërkombëtarë në qoftë se ata hedhin kërkesat që përfshijnë shkurtime të pensioneve”, tha kryeministri Aleksis Tsipras, transmeton Reuters.