Një politikan i lartë grek të shtunën ka dhënë siguri se bankat do të mbeten të hapura dhe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë të qetë, disa orë pasi Kryeministri Aleksis Tsipras shpalli një referendum të papritur për kushtet e paketës së shpëtimit të ofruar nga kreditorët e huaj.
Kursimtarët greke kanë tërhequr miliarda euro nga huadhënësit në ditët e fundit mes shqetësimeve se Athina mund të zbatojë kontrolle të kapitalit, teksa ajo po shkon drejt paaftësisë paguese, që mund ta nxjerrë vendin nga euro.
Në orët e para të së shtunës, njerëzit janë parë duke formuar radhë për të tërhequr para nga makinat automatike në disa pjesë të Athinës.
Kishte dhjetra që mbanin radhë jashtë një dege të Piraeus Bank (BOPr.AT) në qendër të Athinës, edhe pse kjo nuk është e pazakontë, pasi shumë grekë të cilët nuk përdorin kartat, vijnë në banka të shtunave. Banka ishte ende e mbyllur një orë pasi duhe të ishte hapur.
Një ekzekutiv i lartë në Pire tha se synonte të hapë degën, por është duke konsideruar çështje të sigurisë për shkak të rradhëve.
“Qytetarët nuk duhet të jetë i frikësuar, nuk ka asnjë shantazh,” tha Panos Kammenos, kreu i aleatit të vogël të qeverisë së koalicionit për televizionin lokal. “Bankat nuk do të mbyllen, ATM-të do ketë të holla. E gjithë kjo është ekzagjerim,” tha ai, duke i bërë jehonë mohimeve të mëparshme të planit për zbatimin e kontrolleve të kapitalit.
“Banka e Greqisë është duke bërë një përpjekje të madhe për të mbajtur ATM-të me para,” tha një zyrtar në bankën qendrore për Reuters.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.