Kancelarja gjermane Merkel ka theksuar se Greqisë i nevojitet të tregojë një forcë e madhe për të arritur një mbajë vendin në eurozonë.
Ajo këmbëngul se e ka në dorë Greqia tani për të treguar se si do të sigurojë vendin e saj, e ndjekur kjo nga refuzimi masiv për të zbatuar reformat dhe masat shtrënguese të kërkuara nga kreditorët.
“ Duke u nisur nga vendimi i djeshëm i qytetarëve grekë, parakushtet për të rinisur negociatat për një ndihmë të re të programit nuk ekziston më”- thotë Steffen Seibert, zëdhënësi i Merkel, edhe pse shtoi se dera e bisedave “është gjithnjë e hapur”.
“ Greqia është anëtare e euros. Greqia dhe qeveria e saj duhet të sillet në mënyrë të tillë që të qendrojë në eurozonë. Tani është momenti që gjithccka varet nga propozimet e reja greke që do vendosen në tavolinë”.
Kjo bisedë e fortë e Berlinit mbështetet edhe nga pjesa më e madhe e liderëve të eurozonës, të cilët janë shumë të angazhuar kur deklarojnë se duhet punë për të arritur marrëveshjen e duhur, që do të sjellë shpëtim për sistemin financiar të Greqisë dhe për të siguruar anëtarësinë në eurozonë.
Por, e vetmja që më pak ishte dakord ishte Franca, gjithashtu edhe Italia dërguan sinjale më të favorshme. Merkel pritet të takohet me Hollanden, ku dhe një konferencë shtypi mendohet se do të mbahet në mbrëmje sot.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.