Nga dyfishimi i akcizës pas 1 janarit 2023 janë prekur edhe punishtet e vogla të birrës artizanale. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Artizanale Xhimi Begeja i ftuar në Monitor Brief Insight tha se prodhuesit e vegjël po vuajnë shtimin e kostove nga akciza, ndërsa importet e larta të birrës rrezikojnë falimentin e tyre. Begeja kërkoi rishikim të nivelit të akcizës, në mbrojtje të prodhuesve të vegjël, duke ndjekur praktikat e vendeve europiane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.