Tregu global i smartphone-ve u tkurr me 11% krahasuar me një vit më parë në tremujorin e dytë 2023, pasi kërkesa e zymtë nisi të japë ndikimin e saj te liderët e tregut si Samsung dhe Apple, të cilët u detyruan të reduktonin shitjet në të njëjtin tremujor.
Samsung ruajti kryesimin me 21% pjesë tregu, ndërsa Apple, vendin e dytë, me 17% pjesë tregu.
Përtej dy kompanive të para, rënia e dërgesave të smartphone-ve shfaq shenja përmirësimi, pasi inventarët e pjesës më të madhe të shitësve u rikthyen në nivele më të qëndrueshme dhe kushtet makroekonomike po stabilizohen.
Xiaomi u rendit i treti, me 13% pjesë tregu, falë rimëkëmbjes së inventarëve për serinë Redmi, i prezantuar së fundi.
OPPO (duke përfshirë OnePlus) renditet i katërti, me 10% pjesë tregu, pas një ecurie të fortë në tregjet kryesore të Azi-Paqësorit, ndërsa vivo renditet i pesti, me 8% pjesë tregu, e udhëhequr nga seria e re Y.
“Tregu i smartphone-ve po jep shenjat e para të rimëkëmbjes pas gjashtë tremujorëve me radhë në rënie që nga 2022” – deklaroi Le Xuan Chiew, analist i Canalys.
“Inventarët e smartphone-ve po nisin të boshatisen, pasi prodhuesit e smartphone-ve po i japin përparësi reduktimit të inventarëve të modeleve të vjetra, për t’u dhënë hapësirë modeleve të reja”.
Në disa tregje kyçe, Canalys vërejti rritje investimesh në sektor, në formën e lehtësive dhe fushatave të marketingut, të cilat synojnë të nxisin kërkesën e konsumatorëve për modelet e reja, duke udhëhequr aktivitetin e sektorit.
Për shembull, OPPO, vivo, Transsion dhe Xiaomi po rrisin pjesën e tyre të tregut në fashën e çmimeve më të ulëta se 200 dollarë amerikanë, falë më shumë lehtësive në shitje.
Ka tregues se shitësit po përgatiten për një rimëkëmbje të tregut në të ardhmen.
Ata po përpiqen të mbulojnë çmimet e komponentëve kryesorë për të shmangur një rritje të mundshme të çmimeve, duke pasur parasysh kushtet aktuale të inflacionit, që kanë shkaktuar një rritje tjetër të porosive të komponentëve.
Në anën tjetër, shitësit kanë ndalur investimet në prodhim dhe kanë një prani të drejtpërdrejtë në tregjet në zhvillim si Azia Juglindore dhe India, të cilat do të jenë një forcë e fortë lëvizëse për rritje të qëndrueshme”.
“Shitësit duhet t’u kushtojnë vëmendje më të madhe ndryshimeve të rëndësishme të kushteve të tregut, pasi shpejtësia dhe shkalla e rimëkëmbjes janë shumë të ndryshme – komentoi Toby Zhu, analist i Canalys. –
Është e rëndësishme që prodhuesit e smartphone-ve të mbeten elastikë për të reaguar ndaj sinjaleve të reja të tregut dhe t’i përqendrojnë burimet në mënyrë efikase”.
Pavarësisht paqartësive në kërkesën e konsumatorëve, prodhuesit janë ende në kërkim të mundësive në afat të shkurtër, duke u përpjekur të ruajnë strategjinë e tyre të nivelit e lartë.
Vëmendja është e përqendruar te protagonistët e rinj me sistem operativ Android, si Transsion e HONOR, të cilët janë të vendosur të veprojnë me shpejtësi në azhurnimin e pajisjeve dhe të vijojnë taktika strategjike të go-to-market për të fituar pjesë tregu, veçanërisht në tregjet e hapura si Lindja e Mesme, Amerika Latine dhe Azia Juglindore” – shtoi Zhu.
/ Canalys