Greqia ka arritur disa herë në ‘limit’. Kur paketa e saj e shpëtimit u zgjatua në shkurt shumë pak mendonin se do mund të mbijetonte deri në qershor, pa një marrëveshje. Vendi nuk ka marrë asnjë financim nga jashtë që nga gushti 2014. Ajo ka arritur të mbijetojë vetëm duke përdorur një sërë masash gjithnjë e më të dëshpëruara, duke filluar nga bastisja e arkave të komunave e deri tek vonesat e pagave për furnizuesit.
Ka bërë një pagesë për FMN-së, duke marrë hua nga një llogari e veçantë në fond, dhe ka shfrytëzuar një dispozitë rrallëherë të përdorur në rregullat e FMN-së për të shtyrë të gjitha pagesat e saj të qershorit deri në fund të muajit. Dështimi për të paguar ndaj çdo kreditori zyrtar mund të shkaktojë faliment bankar, humbje të mbështetjes së likuiditetit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), kontrolle të kapitalit ndaj bankave greke dhe, në fund të fundit, largimin greke nga euro, nëse ajo është e obliguar të shtypë valutën e vet për të paguar pagat dhe pensionet.
Çfarë ndodh më pas?
Gjatë katër muajve të fundit janë vënë afate pafund. Takimi i radhës së ministrave të financave të eurozonës më 18 qershor, gjason të bëjë të njëjtën gjë. Por, 30 qershori është ndryshe, për dy arsye. Së pari, përfundon paketa e shpëtimit të Greqisë; në qoftë se nuk zgjerohet sërish, 7.2 miliard eurot nuk do të jenë më në dispozicion. (Dhe as 10 miliardë eurot pretenduar për rikapitalizmimin bankar, por një pjesë e të cilave mund të përdoret gjithashtu për të ndihmuar qeverinë.)
Kjo gjithashtu do të kontrollojë bankat e papërshtatshme greke për mbështetjen e likuiditetit nga BQE. Së dyti, pagesat e grumbulluara ndaj FMN-së, me vlerë rreth 1.5 miliard euro, kanë arritur datën e caktuar ; Greqia është pothuajse e sigurt që nuk mund ti ngrejë këto fonde pa ndihmë. Përtej kësaj, në korrik dhe gusht, Greqia duhet ti paguajë BQE-së rreth 6.7 miliard euro.
Megjithatë, edhe arritja e një marrëveshje me kreditorët do të linte disa pyetje pa përgjigje. E para është nëse z. Tsipras do të jetë në gjendje ‘t’ia shesë’ atë parlamentarëve gjithmonë e më të pabindur te tij. Ka nga ata që kanë sugjeruar referendum, apo zgjedhje të reja. E dyta është se a do të ketë kohë të mjaftueshme për të miratuar marrëveshjen nga parlamentet e ndryshme të eurozonës, shumë prej të cilave ‘I ka ardhur në majë të hundës’ me Greqinë.
E treta është roli i Bankës Qendrore Evropiane; Greqia kërkon që banka të eleminojë kufirin që imponon mbi borxhin afatshkurtër të Greqisë (të ashtuquajtur ‘T-bill ceiling’), i cili mund të sigurojë një burim të mëtejshëm të fondeve. Por nuk është e qartë nëse banka do e bëjë atë përpara se zona e euros të dakordojë të paguajë kesh-in e paketës së shpëtimit.
A do të ishtë një Grexit shkatërruese?
Efektet në Greqi do të ishin të thella dhe të menjëhershme, teksa paratë ‘largohen’ nga bankat dhe borxhet e denominuara në euro të firmave greke arrinë kulmin teksa bie në vlerë dhrahmia e re. Megjithatë në terma afat- gjatë, ka nga ata që sugjerojnë se fitimet e konkurrencës nga rregullimi i monedhës mund të ndihmojnë Greqinë të ‘kthehet sërish të ecë me këmbët e saj’. Sa për zonën e euros, në krahasim me 2012, ajo është në formë të mirë për të menaxhuar një Grexit.
Bankat e saj janë të kapitalizuara mirë, është themeluar një fond i madh I paketës së shpëtimit dhe 80% e borxhit të Greqisë është tani në duar ‘zyrtare’. Megjithatë, largimi grek do të sinjalizonte se anëtarësimi në euro është ‘aksidental’. Edhe pse një veprim i shpejtë nga BQE-ja do të mund të mbrojë vende të tjera të prekshme, të tilla si Portugalia, nga sulmet e drejtpërdrejta të tregut, në terma afat-gjatë kostot e tyre të huamarrjes do të rriten në mënyrë të përhershme. OECD ka paralajmëruar se Grexit do të dëmtojë ekonominë evropiane.
Dhe janë më pas shqetësimet gjeopolitike: kancelarja gjermane Angela Merkel, thuhet të bëjë pjesë në mesin e atyre që i frikësohen pasojave të frakturimit evropian kur Rusia kërcënon fqinjët e saj. Që kur mori detyrën zoti Tsipras ka flirtuar me Vladimir Putin, sidomos mbi projekte të përbashkëta energjetike.
Faji kujt është i gjithë ky?
Të gjitha palët kanë faj. Politikanët e Evropës ndoshta nuk duhet ta kishte lejuar Greqinë të hynte në euro në vitin 2001, dy vjet pas krijimit të monedhës. Qeveritë greke nuk duhet të kishin përdorur shtetin si një instrument patronazhi, nuk duhet të kishin shpenzuar egërsisht para vitit 2008, dhe-si Irlanda, Portugalia dhe Qipro-duhet të kishin shfrytëzuar shansin e paketës së shpëtimit për të ekzekutuar reforma të thella strukturore.
Zona e euros ka qenë fajtore për imponimin e masave tmerrësisht të ashpra në një ekonomi ‘të sfilitur’, se e kanë ngarkuar Greqinë me borxh të papagueshëm dhe për një qasjeje ‘shurdhe’ ndaj rritjes së dëshpërimit të grekëve të zakonshëm. Politikanët e Evropës nuk duhet të habiten se votuesit kërkuan një alternativë radikale, dhe ata duhet të kishin gjetur mënyra më ‘fertile’ për të trajtuar një situatë të tillë. Por Syriza ka qenë një thertore në zyrë, duke kundërshtuar fort aleatët e potencial dhe duke shkatërruar besimin e nevojshëm për të siguruar një marrëveshje më të mirë për veten. Kjo është një histori e dhimbshme e cila pasqyron në të gjitha palët e përfshira.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.