Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Qendra Kërkimore Pew, shtresa e mesme e amerikanëve fiton nga 39,000 dollarë deri në 118,000 dollarë. Por të ardhurat e shtresës së mesme variojnë edhe sipas shtetit, sepse në Sillicon Valley, personat me të ardhura që arrijnë deri në 400,000 dollarë amerikanë e konsiderojnë vetën e tyre pjesë të shtresë së mesme.
Disa banorë të Sillicon Valley e konisderojnë veten e tyre pjesë të shtresë së mesme edhe pse paga e tyre i tejkalon disa herë më shumë pagën e shumë amerikanëve në shtete të tjera.
Edhe sipas një sondazhi të kryer së fundmi dhe të publikuar në një gazetë vendase, The Palo Alto Weekly, në Kaliforni, në 250 veta të pyetur të gjithë ata që kishin të ardhura nga 10,000 dollarë amerikanë në 399,999 dollarë amerikanë, e konsideronin veten e tyre pjesë të shtresës së mesme.
“Shtresa e mesme” e popullsisë është një term që shpeshherë has në përdorim të gabur, sepse edhe pse kjo shtresë sa po vjen e po ngushtohet gjithnjë e më shumë, të shumtë janë ata që e konsiderojnë veten prapë pjesë të sajën.
Por siç e përmendëm edhe pak më lart, të qenët pjesë e shtresës së mesme të popullsisë varet edhe nga shteti në të cilin jeton.
Ja se kush konsiderohet shtresë e mesme në 25 qytete të ndryshme amerikane:
Tampa, Florida: deri në $102,230
- Klasa e mesme varion nga $34,076 në $102,230
- Të ardhurat mesatare: $51,115
- Popullsia: 3 milionë
Miami, Florida: deri në $102,724
- Klasa e mesme varion nga $34,241 në $102,724
- Të ardhurat mesatare: $51,362
- Popullsia: 6.1 milionë
Orlando, Florida: deri në $104,770
- Klasa e mesme varion nga: $34,923 në $104,770
- Të ardhurat mesatare: $52,385
- Popullsia: 2.4 milionë
San Antonio, Teksas: deri në $112,210
- Klasa e mesme varion nga: $37,403 në $112,210
- Të ardhurat mesatare: $56,105
- Popullsia: 2.4 milionë
Detroit, Miçigan: deri në $112,284
- Klasa e mesme varion nga: $37,428 në $112,284
- Të ardhurat mesatare: $56,142
- Popullsia: 4.3 milionë
Phoenix, Arizona: deri në $116,150
- Klasa e mesme varion nga: $38,717 në $116,150
- Të ardhurat mesatare: $58,075
- Popullsia: 4.7 milionë
Riverside, Kaliforni: deri në $116,472
- Klasa e mesme varion nga: $38,824 në $116,472
- Të ardhurat mesatare: $58,236
- Popullsia: 4.5 milionë
St. Louis, Missouri: deri në $119,560
- Klasa e mesme varion nga: $39,853 në $119,560
- Të ardhurat mesatare: $59,780
- Popullsia: 2.8 milionë
Charlotte, Karolina e Veriut: deri në $119,958
- Klasa e mesme varion nga: $39,986 në $119,958
- Të ardhurat mesatare: $59,979
- Popullsia: 2.5 milionë
Hjuston, Teksas: deri në $123,416
- Klasa e mesme varion nga: $41,139 në $123,416
- Të ardhurat mesatare: $61,708
- Popullsia: 6.8 milionë
Atlanta, Georgia: deri në $125,226
- Klasa e mesme varion nga: $41,742 në $125,226
- Të ardhurat mesatare: $62,613
- Popullsia: 5.8 milionë
Dallas, Teksas: deri në $127,624
- Klasa e mesme varion nga: $42,541 në $127,624
- Të ardhurat mesatare: $63,812
- Popullsia: 7.2 milionë
Los Anxhelos, Kaliforni: deri në $131,900
- Klasa e mesme varion nga: $43,967 në $131,900
- Të ardhurat mesatare: $65,950
- Popullsia: 13.3 milionë
Filadelfia, Pensilvani: deri në $131,992
- Klasa e mesme varion nga: $43,997 në $131,992
- Të ardhurat mesatare: $65,996
- Popullsia: 6.1 milionë
Çikago, Illinois: deri në $132,040
- Klasa e mesme varion nga: $44,013 në $132,040
- Të ardhurat mesatare: $66,020
- Popullsia: 9.5 milionë
Portland, Oregon: deri në $137,352
- Klasa e mesme varion nga: $45,784 në $137,352
- Të ardhurat mesatare: $68,676
- Popullsia: 2.4 milionë
San Diego, Kaliforni: deri në $141,648
- Klasa e mesme varion nga: $47,216 në $141,648
- Të ardhurat mesatare: $70,824
- Popullsia: 3.3 milionë
Nju Jork: deri në $143,794
- Klasa e mesme varion nga: $47,931 në $143,794
- Të ardhurat mesatare: $71,897
- Popullsia: 20.2 milionë
Denver, Kolorado: deri në $143,852
- Klasa e mesme varion nga: $47,951 në $143,852
- Të ardhurat mesatare: $71,926
- Popullsia: 2.9 milionë
Mineapolis, Minesota: deri në $146,462
- Klasa e mesme varion nga: $48,821 në $146,462
- Të ardhurat mesatare: $73,231
- Popullsia: 3.6 milionë
Baltimore, Mariland: deri në $153,576
- Klasa e mesme varion nga: $51,192 në $153,576
- Të ardhurat mesatare: $76,788
- Popullsia: 2.8 milionë
Seattle, Uashington: deri në $157,224
- Klasa e mesme varion nga: $52,408 në $157,224
- Të ardhurat mesatare: $78,612
- Popullsia: 3.8 milionë
Boston, Masaçusets: deri në $164,760
- Klasa e mesme varion nga: $54,920 në $164,760
- Të ardhurat mesatare: $82,380
- Popullsia: 4.8 milionë
Uashington, DC: deri në $191,686
- Klasa e mesme varion nga: $63,895 në $191,686
- Të ardhurat mesatare: $95,843
- Popullsia: 6.1 milionë
San Francisco, kaliforni: deri në $193,354
- Klasa e mesme varion nga: $64,451 në $193,354
- Të ardhurat mesatare: $96,677
- Popullsia: 4.7 milionë