Të ardhurat nga doganat për 8-mujorin 2022 janë realizuar në masën 144 miliardë lekë nga 143,3 miliardë të planifikuara ose rreth 600 milionë lekë më shumë se plani i rishikuar.
Krahasuar me planin fillestar janë realizuar më shumë rreth 10 miliardë lekë. Në krahasim me 8-mujorin 2021 janë realizuar rreth 24,7 miliardë lekë më shumë (rreth 211 milionë euro), sipas njoftimit zyrtar të Doganave. Rritja me bazë vjetore, në raport me faktin e vitit të kaluar është rreth 21%.
Sipas Doganave, të ardhurat doganore janë rritur nga importet, rritja e akcizës dhe sasive të cigareve të importuara, rritja mallrave të konsumit, importit të energjisë elektrike, gazit, metalet bazë etj.
Të dhënat zyrtare tregojnë se tetë mujori janar-gusht 2022 ka realizmin më të lartë të çdo tetë-mujori që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situatë e një krize të zgjatur si pasojë e luftës Ukrainë-Rusi.
Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Taksa Doganore + 774 Milionë lek më shumë nga importi i mallrave me origjinë kryesisht Kinë
Akciza, në total +1,3 Miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 166 ton, me një rezultante prej rreth 1.5 Miliardë lek, Birra me rreth 151 Milionë, Gaz i lëngshëm 106 milionë, Pije alkoolike me +23 milionë etj.
TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 21,1 Miliardë lekë më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
+5,1 Miliardë lekë rritje e importit të energjisë elektrike.
+3,9 Miliardë lekë rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejtpërdrejtë në TVSH.
+2,8 Miliardë lekë rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….
+2,6 Miliardë lekë rritje nga importi i Metaleve Bazë
+1,5 Miliardë lekë rritje nga importi i Gazit të lëngshëm
+500 Milionë lekë të ardhura nga rritja importi i Cigares etj..
Renta +1,4 Miliardë lekë për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth +70%. Rritja është 950 milionë lekë për naftën bruto dhe 450 milionë lekë për mineraret e tjera.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.