Prodhimi i brendshëm bruto i Mbretërisë së Bashkuar ra me 20,4 për qind në muajin prill, rënia me e keqe mujore, pasi u ndje efekti i plotë i bllokimit të Covid-19 që kur hyri në fuqi.
Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS), e cila përpilon shifrat, pothuajse të gjitha fushat e ekonomisë u goditën, si baret, arsimi, shëndetësia, si dhe shitjet e makinave që zakonisht japin një kontribut të madh në ekonomi.
“Kjo rënie është më e keqja mujore që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1997”, tha ONS.
“Prodhimi dhe ndërtimi gjithashtu panë rënie të konsiderueshme, me prodhimin e makinave dhe ndërtimin e shtëpive të prekur më së shumti”.
Edhe tregëtia e Mbretërisë së Bashkuar me pjesën tjetër të botës u godit gjithashtu keq, me rënie të mëdha në importin dhe eksportin e makinave, karburanteve, veprave të artit dhe veshjeve.
Rënia rekord, vjen pas një rënie prej 5,8 për qind në muajin mars.
Dhe është 10 herë më e madhe se rënia më e madhe e PBB-së që u regjistrua përpara se Covid-19 të godiste botën./CNN