Gjermania dhe Franca paralajmërojnë Greqinë se koha po mbaron dhe i kërkojnë të sjellë propozime të besueshme…
Athinës do t’i jepet një shans i fundit për të prezantuar një plan të ri reformash ekonomike tek liderët e eurozonës të martën në mbrëmje, pavarësisht linjës së ashpër të shumë vendeve, që erdhi pasi vota Jo për paketën shpëtuese fitoi bindshëm në referendumin e të dielës.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande, liderët më të fuqishme në eurozonë, thanë në mbrëmjen vonë të së hënës se Athina duhet të lëvizë shpejt nëse dëshiron të sigurojë një marrëveshje para-për-reformë me kreditorët dhe për të shmangur daljen nga monedha e vetme.
Presionin ndaj kryeministrit grek, Aleksis Tsipras e ngriti dhe Banka Qendrore Evropiane, që vendosi të mbajë një kontroll të shtrënguar mbi financimin për bankat greke.
Me kohën që po mbaron për bankat problematike të Greqisë, udhëheqësve mund t’u kërkohet nga Banka Qendrore Evropiane për të garantuar borxhin e qeverisë greke për ta përdorur si kolateral për kreditë jetike emergjente. Bankat e Greqisë do të mbeten të mbyllura deri të paktën të enjten.
Shumë zyrtarë të përfshirë në bisedime thanë se kishte pak vullnet për të pranuar lëshime, dhe paralajmëruan se nuk kishte një rrugë e qartë drejt një marrëveshje që mund të shmangur një paaftësi të çrregullt paguese kur të vijë afati i pagimit të eurobondit prej 3.5 miliardë euro ndaj Bankës Qendrore Europiane në 20 korrik. “Grexit është në buzët e të gjithëve, por askush nuk është në të vërtetë duke e thënë atë,” tha një zyrtar i lartë i përfshirë në bisedime.
Athina bëri çmos për të vënë rregul në shtëpinë e saj politike dhe financiare para takimeve vendimtare të së martës. Pasi bëri një fjalim pajtues të dielën natën, Aleksis Tsipras, kryeministri grek, shkarkoi Yanis Varoufakis, ministrin e tij të financave. Z. Varoufakis pohoi se udhëheqësit e tjerë të eurozonës e kishin kërkuar largimin e tij.
Ai u zëvendësua nga Euklidi Tsakalotos, një marksist i arsimuar në Oxford, që është konsideruar më pragmatik se linja e ashpër e ndjekur nga Z. Varoufakis.
Z. Tsipras gjithashtu bindi udhëheqësit e tjerë grekë politikë pas shtatë orë bisedime që të mbështesin një deklaratë të përbashkët se refuzimi i kushteve shpëtimit të së dielës nuk ishte “një mandat i shkëputjes” me eurozonën.
Megjithatë, udhëheqësit e eurozonës mbetën skeptikë. Valdis Dombrovskis, zëvendëspresident i Komisionit Evropian në krye të politikës së eurozonës, tha se vota Jo “për fat të keq ka zgjeruar hendekun mes Greqisë dhe vendeve të tjera të eurozonës,” dhe udhëheqës të tjerë thanë se ndërsa ata do të dëgjojnë propozimet e reja greke, e ardhmja mbetet e zymtë.
“Në dy ditët e ardhshme ne do të shohim nëse ka besim të mjaftueshëm dhe mundësi politike për të gjetur një zgjidhje,” tha Jeroen Dijsselbloem, ministri i financave holandez i cili kryeson komitetin e 18 homologëve të tij. “Kjo duhet të shikohet. Kjo nuk është aq e lehtë për të mbyllur një derë. ”
“indiferenca” e eurozonës ishte fortifikuar me një reagim të qetë në tregjet financiare ndaj rezultatit të referendumit dhe mundësisë në rritje të daljes së Greqisë nga euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.