Kryeministri grek Aleksis Tsipras kishte shansin fundit për të paraqitur propozime të besueshme për reforma në samitin emergjent të zonës së euros të martën në mënyrë që të bindë kreditorët skeptik të rihapin bisedimet për ndihmë përpara se bankat e vendit të tij të ‘mbeten trokë’.
Me huadhënësit grekë të cilëve po i shteron kesh-i dhe Bankën Qendrore Evropiane e cila po shtrëngon lakun ndaj financimit të tyre, Tsipras duhet të bindë 18 udhëheqësit e tjerë të bllokut, shumë prej të cilëve janë të lodhur nga pesë vitet e krizës, të autorizojnë negociata të shpejta mbi një kredi të re për të shpëtuar Greqinë.
Por zyrtarët grekë thanë se propozimet e kryeministrit të majtë nuk do të shkojnë përtej planit që i dërgoi eurozonës javën e kaluar përpara se votuesit grek të refuzonin në shumicë kushtet shtrënguese e të paketës së shpëtimit në referendumin e së dielës.
Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, dy fuqive kryesore të zonës së monedhës, thanë pas mbledhjes së të hënës se dera ishte ende e hapur për një marrëveshje për të shpëtuar Greqinë të ‘zhytej’ në trazira ekonomike dhe të braktiste euron.
Kancelarja Angela Merkel, nën presion në Gjermani për lënë të lirë Greqinë, e bëri të qartë se i takonte Tsipras të prodhonte propozime bindëse, pasi Athina refizoi rritjen e taksave, shkurtimin e shpenzimeve dhe reformat e pensioneve dhe punësimt në tryezë përpara se të përfundonte afati I paketës së shpëtimit prej 240 miliardë euro javën e kaluar.
Presidenti i Komisionit Europian Zhan-Klod Junker, nën dyshim nga të dyja palët për tu përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje të minutës së fundit, tha për Parlamentin Evropian se: ‘Ka mga ata në Bashkimin Evropian që haptazi ose fshehurazi po punojnë të përjashtojnë Greqinë nga zona e euros. ‘
Ai nuk ka përmendur emra, por ka gjasa ti jetë referuar ministrit gjerman të Financave Volfgang Schauble, i cili nuk e ka fshehur skepticizmin e tij në lidhje me përpjekjen e Greqisë për të qëndruar në euro dhe javën e kaluar sugjeroi një dalje të mundshme ‘të përkohshme’.
Nga ana greke, çelësi për të arritur ndonjë marrëveshje politikisht të pranueshme do të jetë të fitojë një angazhim më të fortë nga Merkel dhe huadhënësit e tjerë për riskedulimin e barrës gjigante të borxhit të Greqisë, për të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet se është e paqëndrueshme.
Pa ndonjë zotim më të forte të lehtësimit të borxhit, as Greqia dhe as FMN-ja nuk kanë të ngjarë të pranojnë ndonjë marrëveshje. Por kjo mund të përfaqësojë me shumë se sa mund të ‘përtypë’ Gjermania dhe aleatët e saj veriorë.
Schauble tha në prag të takimit përgatitor të ministrave të financave që kushdo që kishte lexuar traktatin e BE-së e dinte se fshirjet e borxhit ishin të ndaluara në zonën e euros. Ai nuk përjashtoi forma të tjera të ristrukturimit.
I pyetur në lidhje me raportet se Greqia po kërkonte një kredi të menjëhershme shpëtimi prej disa miliardë eurosh, ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan tha se kreditorët do të dëgjonin kërkesat greke.
‘Dera është e hapur për bisedime, por nuk ka mbetur shumë kohë dhe situata është urgjente si për Greqinë ashtu dhe për Evropëm,’ tha tresidenti francez Francois Hollande në një dalje të përbashkët në media me Merkel në Paris.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.