9. Hoteli Librari, Nju Jork
Kemi dëgjuar për hotele të sofistikuar dhe elegantë, por nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për ndonjë hotel të modeluar njësoj si një librari. Pavarësisht ku shkoni dhe nga e ktheni kokën, si nëpër dhoma, ashtu edhe në hollin e pritjes, Hoteli Librari në qytetin e Nju Jorkut iu përshëndet me muret plot libra.
8. Hoteli Arte Luise Kunsthotel, Berlin, Gjermani
Nuk kemi informacion të detajuar për secilën nga dhomat e këtij hoteli interesant, por dimë se çdo dhomë është krijuar nga një artist i ndryshëm. Disa kanë pamje abstrakte dhe të çuditshme, ndërsa të tjera janë bashkëkohore, moderne ose thjesht të habitshme. Artisti që e ka krijuar dhomën merr një komision fitimi çdo herë që në dhomën e krijuar prej tij qëndron dikush.
Kjo është një dhomë e preferuar nga klientët e Hotelit Propeller Island. Brenda dhomës do të gjeni dy shtretër-arkivolë (me mbajtëse që ju ndihmojnë të hyni e të dilni nga arkivoli).
6. Hoteli Max Hotel, Siatëll, Uashington
Brenda Max Hotel në Siatëll do të gjeni disa vepra arti fantastike që variojnë nga pikturat e deri te skulpturat. Pika kryesore e secilës dhomë nuk janë mobiliet, por veprat e artit që zbukurojnë muret, të cilat janë shpeshherë të çuditshme dhe abstrakte dhe ndonjëherë shumë të mëdha. Çdo vepër arti që shikoni në këtë hotel është krijuar nga artistët vendas dhe të gjitha janë në shitje.
5. Hotel FOX – Kopenhagën, Danimarkë
Imagjinoni një dhomë hoteli që nuk është krijuar nga një arkitekt shtëpish, por nga një dizajner grafik, fotograf, animator, skulptor ose artist grafiti. Kjo ndodh në Hotel FOX në Kopenhagën. Këtu secila dhomë reflekton ëndrrën e një artisti të vetëm, në kuptimin e plotë të fjalës.
Benesse Art Site Naoshima u dizajnua për klientët konservatorë. Ata që nuk dëshirojnë të flenë në një ambient artistik, mund të flenë në një dhomë moderne dhe të rehatshme dhe të shijojnë mrekullitë e artit jashtë dhomës në galerinë e hotelit.
3. Dhoma Kafaz – Hoteli Propeller Island, Berlin, Gjermani
Doni të përjetoni diçka ndryshe? Provoni të qëndroni në një dhomë me dy kafaze të ngritur. Ka diçka më të çuditshme se të flesh në një kafaz brenda dhomës? Po. Në të njëjtën dhomë, hapni grilat për t’u ekspozuar ndaj fqinjëve të dhomës tjetër.
2. Hoteli i Filozofit – Amsterdam, Holandë
Dhomat e këtij hoteli janë vërtet të veçanta. Secila dhomë është dizajnuar dhe dekoruar në mënyrë që të nderojë dhe theksojë jetën e një filozofi të madh. Dhoma e Henry David Thoreau ka të bëjë me moshën dhe kohën, ndërsa dhoma e Georges Bataille ka të bëjë me erotizmin.
Çdo gjë në këtë dhomë të Hotelit Propeller Island është bardhezi. Në të gjithë dhomën do mund të gjeni mbi 200 panele druri të vizatuar me imazhe të thjeshta. Shumë prej tyre mund të lëvizen, duke iu lejuar të krijoni një seri simbolesh që kanë kuptim për ju (megjithëse pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë dijeni rreth domethënies së simboleve).