Kancelari i Gjermanisë ka të ngjarë të ndohet në një situatë tepër vulnerabël pas së gjithash.
Spektri i falimentimit në Greqi paraqet kërcënimin më të madh për trashëgiminë e kancelares gjermane Angela Merkel jetëgjatësia politike e së cilës mbështetet në diplomacinë e saj të luftës kunndër krizës.
Nga kërcënimi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian e deri tek konflikti problematik në Ukrainë, besueshmëria e Merkel si udhëheqësi më i fuqishëm i kontinentit dhe filozofiae saj udhëzuese për një Evropë më të bashkuar dhe konkurruese rrezikon të ‘shpërbëhet’.
Dhe mund të jetë pikërisht Greqia, një ekonomi sa një fraksion i madhësisë së Gjermanisë, që mund të japë goditjen më të dhimbshme.
‘Kjo duket pak si një pikë kyce,’ tha Ulrike Guerot, themelues i European Democracy Lab në Shkollën Europiane të Qeverisjes në Berlin. ‘Nëse Greqia largohet, atëherë ajo do të ndërmarrë hapin e parë drejt fundit. Kjo është cka ajo dëshiron të ndalojë. ‘
Teksa legjenda greke udhëheq drejt një rezultati final, vlerësimet e miratimit të saj janë thelluar si pasojë e divergjencave me ministrin e financave Wolfgang Schauble ndaj ekonomisë problematike të Mesdheut. Shenjat tregojnë se grupi i saj parlamentar që favorizon linjën më të ashpër të Schauble-së ndaj qeverisë greke dhe mbështetja e fortë që ka qenë një shtyllë e qëndrimit të saj në pushtet po zbehen.
Koha nuk mund të jetë më e disfavorshme, teksa Merkel mendon të kandidojë për një mandat të katërt që do e pozicipnojë atë të thyejë rekordin 16 vjecar të Helmut Kohl.
Sondazhet sugjerojnë se Merkel gjason të ketë arritur kulmin. Mbështetja e saj ra 4 pikë përqindjeje në 66 për qind në një sondazh të Infratest në qershor, një muaj pas rënies prej 5 pikë si pasojë e akuzave të bashkëpunimit të Gjermanisë me spiunazh amerikan në Evropë.