Bankat greke nuk do të hapet, deri më 7 korrik, si përpjekje për të shmangur panikun financiare, pasi fondet e emergjencës së likuiditetit të BQE po shterojnë. Gjithashtu, kryeministri grek njoftoi për vendosjen e kontrollit të kapitalit, që është sipas burimeve të ministrisë së financave, 60 euro në ditë.
Referendum grek, nga ana tjetër, është vendosur për të djelën e ardhshme. Ndërkaq, telashet që po kalon shteti Helen nuk do të mund ta lejojnë që të kryejë pagesën prej 1.6 mld euro të martën, për FMN, sikurse analistët paralajmërojnë.
Yanis Varoufakis ka deklaruar më herët sot se kaosi është shkak i keqmenaxhimit të zyrtarëve të eurozonës.
“ Greqia i detyrohet para një pjesë të TROJKËS, por edhe ne duhet të marrim para nga ana tjetër. Ata do të duhet të fajësojnë veten e tyre nqs nuk paguajmë dot FMN-në.” – ka thënë kreu i financave greke.
Ndërkaq, kryeministri Tsipras qendroi i bindur për ‘dinjitetin e grekëve”, të cilët s’do të lëjojnë që eurogrupi të vijojë më masat absurd shtrënguese.
Çfarë është kontrolli i kapitalit?
• Nënkupton se qeveria do të vendosë limite të sasisë së parave që personat fizik apo bizneset mund të tërheqin apo transferojnë.
• Duke qenë se sasia e parave që mund të tërhiqet në ATM është e kufizuar, raporti vendos të jetë 60 euro në ditë, ndërkohë që bankat do të qendrojnë të mbyllura për 7 ditë rradhazi.
• Transfertat jashtë janë gjithashtu strikte, sikurse edhe transaksionet e kartës së kreditit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.