Kanë mbetur më pas se 48 orë gjersa Greqia do të përballet me një afat vendimtar, kjo pasi të shtunën u mor vendimi për të vendosur një referendum në fund të javës, që do të vendosë për kërkesat e kreditorëve.
Por a do të ketë një zgjatje afati prej 11 orësh?
Kjo është padyshim, shpresa e kryeministrit grek Tsipras, i cili u ka shkruar të gjithë zyrtarëve të eurozonës, duke i kërkuar që ta konsiderojnë këtë vendim. FT ka një kopje të letrës dërguar mëngjesin e sotëm kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel, i cili mori presidencës e EU këtë javë.
Paragrafi i mëposhtëm tregon kërkesën:
“ Do të dëshiroja që të kërkoja nga qeveria juaj që të rishikoni pozicionin tonë dhe të mbështesni rikonsiderimin e kësaj kërkesë nga shteti Helen, drejtuar ministrave të financave të të gjithë eurozonës, që ta shikojnë këtë mundësi. Ky vendim do të kontribuonte në qëllimin tonë të përbashkët, të arritjes së një marrëveshjeje të dyanshme, për të siguruar qendrueshmërinë fiskale dhe financiare të borxhit, që do e lejonte Greqinë të rritej ekonomikisht brenda eurozonës”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.