Situata e komplikuar me Greqinë duket se po zbutet. Pas deklaratës së kryeministrit grek se do të paraqesë propozime të reja për paketën shpëtuese në samitin e BE-së që do të zhvillohet të martën, edhe FMN shfaqet e gatshme për të asistuar Greqinë.
Znj. Christine Lagarde, drejtore menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN) ka bërë deklaratën e mëposhtme sot:
“FMN ka ndjekur referendumin e djeshëm që është mbajtur në Greqi. Ne po e monitorojmë nga afër situatën dhe jemi gati të asistojmë Greqinë, nëse kërkohet.”
Pak ditë më parë, Greqia u bë vendi i parë i zhvilluar që nuk shleu një këst ndaj FMN-së prej 1.6 miliardë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.