Marrëveshja Greqi-kreditorë, a do e kalojë qeveria greke testin te skeptikët e saj
Greqia iu nënshtrua një ultimatumi nga Gjermania dhe kreditorët e tij të tjerë dhe ra dakord që të nxitojë të kryejë reformave të thella, të cilave u kishte rezistuar me kohë në vetëm tre ditë, në një përpjekje të dëshpëruar për të siguruar një shpëtim prej 82- 86 miliardë euro, që do i mundësojnë të qëndrojë në eurozonë.
I vënë poshtë nga një samit 17-orësh i liderëve të eurozonës, të shtrirë në fundjavë intensive me bisedime, Kryeministri grek Alexis Tsipras hyri të hënën në programin më ndërhyrës të mbikëqyrjes ekonomike të hartuar në BE.
Ai ra dakord të sekuestrojë 50 miliardë euro asete greke – për privatizim, rikapitalizim të bankave dhe shlyerjen e borxhit – t’i vërë ato në një fond të veçantë me qendër në Athinë. Ai gjithashtu gëlltiti krenarinë e tij dhe pranoi planet për një nivel të lartë të mbikëqyrjes së brendshme ekonomike nga vëzhguesit e shpëtimit, duke përfshirë FMN-në, dhe një rishikim të administratës publike, të mbikëqyrur nga Komisioni Evropian.
Z. Tsipras duhet të zbatojë listën e premtimeve ekonomike deri të mërkurën si një parakusht për një fillim të mundshëm të negociatave zyrtare këtë javë për të marrë një paketë financimi që do të shmangë falimentimin dhe vazhdimin e përkeqësimit të shpejtë të ekonomisë.
Por deri në mesditën e të hënës, marrëveshja hasi në kundërshtimin e plotë të ekstremistëve të majtë në partinë e Z. Tsipras “Syriza.
Panos Skourletis, Ministri i Punës, i tha televizionit grek se shumica parlamentare e Z. Tsipras ishte në rrezik.
“Tani për tani ka një çështje të shumicës qeveritare. Unë nuk mund të fajësoj lehtë këdo që mund të thotë ‘po’ për këtë marrëveshje. ”
Iskra, një faqe interneti që reflekton pikëpamjet e vijës së ashpër SYRIZA, tha në një editorial se marrëveshja edhe një herë do ta vërë Greqinë nën tutelën e vëzhguesve të saj të shpëtimit dhe se populli grek duhet t’i rezistojë asaj.
Marrëveshja e vështirë nxorri në pah problemin me të cilin përballet BE dhe thelbin e saj në eurozonë, por të paktën e lejoi bllokun të shmangë më të keqen: daljen e Greqisë nga monedha e vetme.
Angela Merkel, kancelarja gjermane, tha se në momentin që Greqia do të ndërmarrë hapa për të kryer reformat ajo mund “ta rekomandojë me bindje të plotë” në parlamentin gjerman. Presidenti francez François Hollande tha: “Në një moment ne menduam se mund të humbasë një anëtar i eurozonës, por Evropa nuk do të duhej të tërhiqej, kemi nevojë të vazhdojmë.”
Por ajo që mbetet e paqartë është nëse zoti Tsipras do të jetë në gjendje të zbatojë premtimet e tij në kohë për të kënaqur skeptikët, të kryesuar nga znj Merkel, dhe për të kapërcyer kundërshtimin në parlamentin grek. Aveni, gazeta e partisë së zotit Tsipras të Syriza, tha se “Gjermania nuk ka të drejtë të shkatërrojë Evropën për herë të tretë në njëqind vjet”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.