Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zbehur shpresat për një paketë të re shpëtimi për Greqinë, duke thënë se ajo nuk sheh bazë për negociata pas hedhjes poshtë të mënyrë të qartë të planit të reformave përmes referendumit.
“Përsa i përket vendimit të djeshëm nga qytetarët grekë, nuk ekzistojnë aktualisht parakushtet për të hyrë në negociata për një program të ri ndihme,” tha Seibert, zëdhënës i znj. Merkel, edhe pse dyert e bisedimeve kanë qenë gjithnjë të hapura.
Z. Seibert zbehu gjithashtu shpresat se takimi i sotëm mes znj. Merkel dhe presidentit francez François Hollande do të rezultonte me propozime të reja shpëtimi. Ai nguli këmbë se Berlini po priste të shikonte se çfarë propozimesh do të sillte në tavolinë qeveria greke.
Komentet nga Berlini erdhën teksa tregjet reaguan relativisht me qetësi ndaj votës Jo në referendumin e të dielës, të ndjekura me shpejtësi nga dorëheqja e ministrit të financave të Greqisë, Yanis Varoufakis.
Euro ra 0.7% gjatë ditës në $1.1032, shumë më lart se rënia e mëngjesit në $1.0974.
Ka shenja të infektimit, megjithëse të buta, në sektorin e obligacioneve të vendeve periferike, me yield-in 10 vjeçar dhe spanjoll që kanë rritur përkatësisht me 9 pikë bazë në 2.33% dhe 10 pikë bazë në 2.32%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.