Edhe rregullatorët në rajon (Shqipëri, Bullgari, Qipro, Rumani, Serbi, Turqi, Maqedoni) janë të shqetësuar nga një efekt përhapës i falimentit grek…
Bankat greke janë në buzë të falimentit. Fluturimi i depozitave po përshpejtohet dhe opsionet e financimit të Greqisë po mbarojnë.
Çdo euro e tërhequr nga makinat e parave mbështetet nga fondi i emergjencës nga Banka Qendrore Europian (ECB). Pa një zgjatje të paketës shpëtuese të Greqisë, këto hua emergjente vihen në dyshim.
Alexis Tsipras, kryeministri grek, ka bërë thirrje për një referendum të dielën e ardhshme dhe ka opsione për të kufizuar presionin mbi bilancet e bankave. Por, çdo masë ka efekte serioze.
Si mund t’i mbrojnë autoritetet bankat e tyre?
Financial Times shpjegon se në rast se ECB do të tërheqë ose bllokojë fondin e emergjencës prej 89 miliardë euro, Greqia ka dy opsione kryesore: mbyllje të bankave (pushime) ose kontroll kapitali. Një pushim i bankave do të mundësonte ndaljen e largimit të depozitave, por kjo do të kishte një kosto të dukshme në ekonomi. Transaksionet fizike të bankave do të ndaleshin.
Kontrolli i kapitalit, në kontrast, do të lejonte tërheqje nga makinat e parasë dhe disa pagesa, por brenda kufijve të caktuar. Këto kufizime janë të vështira për t’u zbatuar, duhen të paktën tre ditë për t’u vënë skema në funksion dhe bankat kanë nevojë për më shumë para për të plotësuar kërkesat, edhe pse ato janë tashmë më të kufizuara.
Vendosja e kontrolleve të kapitalit dhe ashpërsia e kufizimeve janë vendime që merren nga qeveria greke. Duhet kaluar një dekret legal për këtë qëllim.
Yanis Varoufakis, ministri i financave greke, ka pohuar për Reuters se ai do që bankat të mbesin të hapura deri kur të zhvillohet referendumi. Por, disa zyrtarë grekë janë për opsionin e pushimit në banka, nëse bëhet e nevojshme, teksa ai është i përkohshëm dhe është më e lehtë të zbatohet më shpejt.
Një person familjar me çështjen tha se është programuar një telekonferencë të dielën midis Bankës së Greqisë dhe ECB për të diskutuar opsionin për kontrolle të mundshme kapitali, duke filluar nga e hëna.
Pushimi i bankave mund të jetë mënyra më e mirë për të shpëtuar bankat nga një faliment gjatë një periudhe të vështirë stresi. Problemi është: çfarë mund t’I bëjë ato të hapen? Në rast se ka një votë pro paketës shpëtuese, atëhere situate është e qartë. Një votë kundër paketës shpëtuese ka të ngjarë të kërkojë që bankat të shpëtohen, të shtetëzohen dhe të financohen me paratë e printuara nga qeveria.
Nivelet e depozitave në Greqi janë më të ulëtat në dhjetë vjet. Më shumë se 100 miliardë euro janë tërhequr që nga viti 2010, duke lënë në banka më pak se 130 miliardë euro. Depozituesit e mbetur janë një kombinim i konsumatorëve dhe bizneseve të vogla e të mesmeRemaining depositors are a mix of consumers and small and medium businesses. Bankat thonë se super të pasurit i kanë tërhequr paratë e tyre shumë kohë më parë.
A mund të ketë një përhapje?
Ekspozimi i bankave të BE-së naj sistemit financiar grek është i kufizuar. Por Ft shkruan se bankat greke kanë disa degë dhe filial në Shqipëri, Bullgari, Qipro, Rumani, Serbi, Turqi, Maqedoni. Disa masa rezervë janë marrë tashmë nga autoritetet në këto vende. Por, rregullatorët në rajon janë të shqetësuar nga një efekt përhapës i falimentit grek.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.