Festivalet e shumta të Perusë, e çojnë vizitorin në një botë magjike, me përvoja të rralla dhe të paharrueshme.
Gjatë gjithë periudhës së verës, deri në shtator, këto organizime janë mundësi ideale, për një udhëtim emocionues, që ju lejon të eksploroni traditat shekullore dhe të shijoni kuzhinën autentike.
Kompleksi arkeologjik Caral
Kompleksi arkeologjik Caral mund të arrihet me autobus ose taksi nga kryeqyteti. I vendosur 200 kilometra nga kryeqyteti modern Lima, në luginën e lumit Supe, Caral është qyteti më i vjetër në Peru dhe në të gjithë Amerikën Latine, që daton më shumë se 5000 vjet më parë.
I shpallur si një vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO, ai u zbulua në vitin 1994 dhe kërkimet arkeologjike janë ende në vazhdim.
Dita e Tokës në Rajonin Cusco
Quhet Pachamama Raymi, është “Festa e lashtë e Tokës” dhe festohet kryesisht në rrethin e Ccatca, por edhe në zona të tjera të Cusco, si Maras dhe Oropesa.
Ky festival zhvillohet çdo gusht në Rajonin Cusco dhe është një mundësi e rrallë, për të nderuar natyrën dhe për të falënderuar Tokën për dhuratat e saj.
Festa, i epokës parahispanike, ka rrënjë të thella në kulturën e Inkasve, në të cilën Pachamama konsiderohej një hyjni mbrojtëse e perandorisë dhe e njerëzve.
Për një ditë, fshatarët pezullojnë punën në ara, duke i dhënë tokës një pak pushim. Më pas fillon rituali pago, me të cilin ushqimi i gatuar, i prodhuar nga vetë toka, i ofrohet Tokës, shoqëruar me fara huairuro, chicha de jora dhe shumë të tjera.
Ekskursione në Ishujt Palomino
Nga rrethi Pueblo Libre, në rreth 20 minuta me makinë, mund të arrini në portin Callao. Nga këtu, mund të filloni udhëtime emocionuese me varkë, në ishujt magjepsës Palomino, të cilët dallohen në brigjet e qytetit.
Ishujt janë të famshëm për kolonitë e shumta të luanëve të detit, që i popullojnë dhe që ofrojnë një shfaqje të paharrueshme.
Është e mundur të notoni në afërsi të këtyre kafshëve të mrekullueshme. Për më tepër, ishujt janë shtëpia e pinguinëve Humboldt dhe një shumëllojshmërie të gjerë speciesh të shpendëve.
Bukuria arkeologjike e qytetit Chan Chan
Gjithashtu në Rajonin e La Libertad, jo shumë larg nga Trujillo, mund të shkoni në një turne arkeologjik, për të vizituar gjetjet e shumta të tempujve të lashtë, piramidave dhe qyteteve si Chan Chan, një kështjellë e shpallur vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, dhe kryeqyteti i mbretërisë Chimu.
Ajo mbulon një territor të gjerë prej 20 kilometrash katrorë. Ky vend arkeologjik përmban një labirint të mahnitshëm rrugësh dhe kalimesh, që të çojnë në sheshe të mëdha, tarraca dhe piramida madhështore.
Në jug të Trujillo, nga ana tjetër, ndodhet kompleksi arkeologjik i Huacas de Moche, i përbërë nga Huacas del Sol dhe della Luna, struktura që dikur ishin një qendër e rëndësishme urbane, plot me shtëpi, sheshe dhe rrugë, gjurmët e të cilave dëshmojnë kompleksitetin e shoqërisë së lashtë Moche.
Festivali Ndërkombëtar i Pranverës
Për më shumë se 70 vjet, qyteti i Trujillo, në Rajonin e La Libertad, ka qenë skena e një shpërthimi ngjyrash dhe traditash, që paralajmërojnë ardhjen e stinës së pranverës.
Festivali Ndërkombëtar i Pranverës, që zakonisht mbahet në fund të shtatorit, dhe ndonjëherë zgjat deri në fillim të tetorit, ofron një përvojë të jashtëzakonshme, plot lundrime, shfaqje, parada dhe kënaqësi kulinare.
Flotat janë zbukuruar me dekorime shumëngjyrëshe, dhe shoqërohen nga mazhoretat, që magjepsin me lëvizjet elegante artistike.
Ngjarja kulmon me traditën e kurorëzimit të Mbretëreshës së Pranverës. / Il Sole 24