Euro arriti në nivelin më të ulët të tre javëve dhe bursat europiane po shënojnë humbje të rënda, teksa tregjete rajonit kanë shansin e tyre të parë për të reaguar ndaj thirrjes së papritur të Greqisë për një referendum lidhur me ofertën e fundit për paketë shpëtuese nga kreditorët e vendit.
Xetra Dax 30 ra 3.1% në Paris dhe FTSE 100 e Londrës zbriti me 1.6%. CAC 40 në Paris ka rënë 3.3%. Në Spanjë Ibex 35 është 3.8% më i ulët dhe PSI 20 e Portugalisë është 4.4% më poshtë.
Bankat udhëhoqën rënien, sin ë treguesit ndërkombëtarë ashtu dhe në Frankfurt. Aksionet e Commerzbank udhëhoqën rënien e Xetra Dax, me aksionet e saj që ranë 6.5%. Aksionet e Deutsche Bank humbën 6.1%. Crédit Agricole, huadhënësi francez ra me 7.3%.
Yieldi (interesi) i borxheve kombëtare po rritet në eurozonë teksa investitorët po shesin obligacionet nga zona e monedhës së përbashkët. Lëvizja më e madhe vjen nga periferia e eurozonës, me yield-in 10 vjeçar të obligacioneve të qeverisë portugeze që u rrit me 45 pikë bazë në 3.142%. Yield-I për letrat me vlerë ekuivalente spanjolle është rritur me 36 pikë bazë në 2.47%. Ndërsa të Italisë janë rritur me 55 pikë bazë në 2.70.
Në epiqendër të krizës, yield-I i borxhit 10 vjeçar grek është rritur me 320 pikë bazë në 13.67%. Bankat dhe bursat greke do të mbeten të mbyllura sot, teksa vendi ka vendosur kontrollin e kapitalit në pritje të referendumit.
Euro ra më shumë se 2% kundrejt dollarit, për të humbur referencën e $1.10, duke arritur në nivelin më të ulët që nga 2 qershori. Por, më pas ka rifituar një pjesë të humbjes, duke u kërmbyer me $1.1075.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.