Thirrja surprizë e kryeministrit grek Alexis Tsipras për të mbajtur një referendum për masat e rrepta ka shënuan kthesën më dramatike në pesë muaj negociata mes Greqisë dhe huadhënësve të saj, duke e zhytur vendin e mbetur pa para në një territor të paeksploruar dhe duke rrezikuar paaftësi paguese dhe kontroll kapitali, teksa shpresat për një marrëveshje ndihme janë zbehur.
Thirrja për referendum gjithashtu vë në focus sistemin e lëkundur bankar të vendit, edhe pse një zëvendës ministër tha se nuk kishte plane për të imponuar kontrollet e kapitalit dhe bankat do të hapen normalisht të hënën.
“Rreziku i Grexit është rritur ndjeshëm, nga 20 për qind më herët për të paktën 50 për qind”, tha Wolfgango Piccoli i Teneo Inteligjencë në një shënim të fundit. “Shmangia e kontrolleve të kapitalit javën e ardhshme do të jetë shumë e vështirë, nëse jo e pamundur.”
Menjëherë pas adresimit të Tspiras, një radhë me deri 10 njerëz u formuan për të tërhequr para nga makinat automatike në disa pjesë të Athinës. Grupe të vogla të protestuesve hodhën bomba benzine dhe gurë ndaj policisë në një lagje të Athinës, ku protestat janë të zakonshme.
Zona e euros kishte ofruar zhbllokimin e miliardave ndihmë nëse Greqia pranonte të zbatonte reformat e pensioneve dhe taksave, që janë mallkim për qeverinë e saj të majtë, të zgjedhur në janar në një premtim për t’i dhënë fund masave të rrepta.
Pa fondet e shpëtimit, Athina nuk do të mund të paguajë këstin prej 1.6 miliardë euro ndaj FMN-së, të martën, duke e shtyre Greqinë drejt daljes nga euro, duke shkaktuar kaos për ekonominë e saj dhe tregjet financiare.
Një paaftësi paguese nuk do të çojë domosdoshmërisht Athinën të lërë zonën e monedhës së vetme, por pritet të hapë rrugën për të, duke shqetësuar udhëheqësit evropianë të cilët kanë frikë se kjo do të dëmtojë parimin se anëtarësimi është i pakthyeshëm.
Parlamenti i Greqisë mblidhet të shtunën në mesditë për të miratuar planin e referendumit, pak para se ministrat e financave të zonës euro do të takohen në Bruksel për të diskutuar një ofertë të ndihmës nga BE dhe FMN-së për Greqinë.
Një zyrtar evropian tha se ministrat do të diskutojnë një “Plan B” në përgatitje për të kufizuar dëmin që mund të vijë nga një paaftësi paguese greke në bankat greke dhe vendet e tjera të zonës euro dhe tregjet në qoftë se Athina refuzon ofertën e tyre.
Tsipras tha se do të kërkojë një zgjatje të ndihmës që përfundon në 30 qershor me disa ditë për të qenë në linjë me referendumin.
Ai gjithashtu foli me presidentin e Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi për të diskutuar referendumin, dhe zyrtarë të lartë të qeverisë do të takohen me shefin e BQE vonë të shtunën.
Me sektorin e plagosur bankar të Greqisë që varet në mënyrë jetësore nga fondet e bankës qendrore, Banka Qendrore Evropiane do të luajnë një rol jetik në mbajtjen e sistemit në këmbë gjatë ditëve të ardhshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.