Së shpejti do të hapet rezidenca e parë nënujore në ishullin Conrad Maldives Rangali, e cila thuhet se do të jetë njëkohësisht edhe rezidenca e parë nënujore në botë.
Ndërtimi i rezidencës, e quajtur “Muraka”, ka kushtuar 15 milionë dollarë dhe pamjet që ajo do t’u mundësojë të gjithë vizitorëve të Oqeanit Indian janë mbresëlënëse.
Të gjithë turistët që do të shkojnë në ishullin Conrad Maldives Rangali do të kenë mundësinë të “flenë bashkë me peshqit”.
Rezidenca do të ketë një dhomë ndenjeje, kuzhinën, dhonën e gjumit dhe tualetet. Por pamja e mrekullueshme e botës nënujore nuk ofrohet në disa ambiente të caktuara të kësaj “shtëpie”, por në të gjitha ambientet e saj, madje edhe në tualet.
“Muraka” u projektua nga studioja arkitekturore “Crown Company”, ndërsa me pjesën e ndërtimit u mor kompania nga Zelanda e Re, “M J Murphy Limited”, e specializuar në teknologjinë e akuariumeve.
Pjesa nënujore e rezidencës lidhjet me pjesën e sipërme në sipërfaqe nga disa shkallë të brendshme në formë spirale.
Në pjesën e sipërme të rezidencës është sërish e njëjta planimetri, pra një dhomë ndenjeje, një kuzhinë, dhoma e gjumit dhe tualetet. Edhe këtu pamjet e horizontit ku oqeani takohet në çdo pikë me qiellin janë të mrekullueshme.
Pa harruar që kjo rezidencë rrethohet nga një pishinë e pafundme oqeani.
Në total, rezidenca mund të mirëpresë deri në 9 turistë.
Ahmeed Saleem, projektuesi i këtij projekti tha se: “Të nxitur nga frymëzimi ynë për t’i bërë sa më të prekshme këto përvoja inovative për turistët ndërkombëtarë, rezidenca e parë nënujore i fton të gjithë ata që do ta vizitojnë t’i eksplorojnë Maldivet nga një perspektivë tjetër, ajo e botës nënujore.
Rezidenca “Muraka” pritet të hapet për publikun në fund të vitit 2018.