10. Zhytja e Vitit të Ri: Siberi, Rusi
Zhytësit rusë kanë një traditë të guximshme për Vitin e Ri. Ata zhyten në një liqen të thellë 1643 metra për të sjellë në sipërfaqe pemët e Krishtlindjeve të mbjella aty. Nuk duket një traditë aq e rrezikshme, por liqeni (që disa njerëz e quajnë liqenin më të thellë në botë) është nën akull dhe për t’u zhytur aty duhet çarë sipërfaqja e akullit. Uji është tepër i ftohtë, megjithatë tradita vazhdon që nga viti 1982.
9. Zhytja Polare: Merilend, SHBA
Kjo traditë dimërore ndodh në shumë vende të botës. Në Merilend, kjo traditë zhvillohet në parkun shtetëror “Sandy Point”. Çdo pjesëmarrës duhet të nënshkruajë një dokument që thotë “kjo është një zhytje tepër e rrezikshme dhe mund të shkaktojë lëndime serioze, si paraliza, hipotermia, madje edhe vdekja”. Megjithatë disa njerëz ende e bëjnë.
8. Beteja e fishekzjarrëve Kios, Greqi
Kjo traditë e rrezikshme zhvillohet në Greqi. Origjinën e ka nga kohët kur njerëzit luteshin në kishë, ku digjeshin fishekzjarrë. Njerëzit digjnin fishekzjarrë dhe secili nga pjesëtarët e kishave të ndryshme konkurronin me njëri-tjetrin.
7. Rituali i hedhjes së foshnjës: Solapur, Indi
Myslimanët në Indinë Perëndimore, në Solapur, rreshtohen për të hedhur bebet e tyre nga një kullë e lartë 15 metra. Ky ritual është bërë për më shumë se 500 vjet. Kjo traditë besohet se i bën fëmijët të rriten të fortë dhe të shëndetshëm.
Festivali mbahet çdo maj në Kodrën Cooper, në Gloucestershire të Anglisë. Ky festival përfshin hedhje copash djathi poshtë rrëpirës së një kodre, ku qindra njerëz të tjerë turren për të kapur djathin, duke rrëshqitur, duke u rrëzuar e duke rrezikuar jetën.
Obashira do të thotë “shtyllat e nderit”. Kjo traditë aplikohet një herë në gjashtë vjet. Një pemë e prerë ku hipin njerëz të guximshëm, rrëshqet në faqen e një kodre.
4. Festivali i hedhjes së dhisë: Spanjë
Spanja është vendi i shumë traditave interesante, ku bën pjesë edhe tradita e hedhjes së një dhie nga lart. Çdo vit, të dielën e katërt të janarit, vendasit e një qyteti të vogël që quhet Manganeses de la Polvorosa mblidhen për festivalin e hedhjes së dhisë në nderim të Shën Vincent de Paul, shenjtit të qytetit. Origjina e këtij festivali është shumë e hershme. Thuhet se një djalë i ri gjeti një dhi në fshat, e lidhi atë dhe e hodhi nga frëngjia e një kishe, nga një lartësi prej 15 metrash, ku më pas dhia pritet nga fshatarët e tjerë në një çarçaf të hapur. Zyrtarët e kanë ndaluar aplikimin e kësaj tradite të rrezikshme, megjithatë, banorët ende e zbatojnë me fanatizëm.
3. Festivali i fishekzjarrëve në Yanshui: Yanshui, Tajvan
Një traditë që zbatohet në Kinë për 15 ditë pas pushimeve të Vitit të Ri Kinez është hedhja e fishekzjarrëve të shumtë në qiell. Por, në Tajvan, fishekzjarrët hidhen drejt turmës së njerëzve.
2. Lëshimi i demave: Pamplona, Spanjë
Traditë e famshme dhe e dëgjuar në të gjithë botën. Gjithashtu shumë e rrezikshme. Ajo bëhet për të nderuar shenjtin e qytetit. Në këtë festival njerëzit vrapojnë me demat në rrugët e qytetit. Rruga e rendjes së demave, Pampolma, Spanjë.
1. Diskriminimi i fillestarëve në kolegj: Bandung, Indonezi
Sipas statistikave, 49% e studentëve të rinj në kolegj përjetojnë diskriminim. Por praktika më e rrezikshme aplikohet në Bandung të Indonezisë. Edhe pse ndalohet nga drejtuesit e universitetit, kjo traditë zbatohet ende. Ka shumë reaksione rebeluese kundër kësaj tradite, pasi çdo vit viktimat shtohen. Dhuna në formën e goditjeve dhe shkelmimeve në kraharor dhe pikat më të dobëta të studentëve të rinj është tradita më e rrezikshme e këtij universiteti.