Teksa tregjet financiare ‘tretën’ rezultatin e referendumit, strategët e këmbimit të huaj valuator filluan të ‘përllogarisin’ rritjen e probabilitetit, në vend të mundësisë së thjeshtë, të ‘Grexit’.
Barclays e përshkroi këtë rezultat si një ‘probabilitet tashmë të lartë’, ndërsa JP Morgan tha se Grexit ‘duket se ka më shumë gjasa se sa jo’.
Çdo llogaritje e Grexit duhet të marrë parasysh çështjet praktike të krijimit të një monedhë të re greke. Ky proces mund të jetë po aq i çrregullt sa negociatat greke të këtij viti, sipas shumicës së vëzhguesve.
Pjesëmarrësit e tregjeve ‘thonë se kalimi në një monedhë të re – si dhrahmia – do të krijonte pengesa.
Hapi i parë do të jetë krijimi i kodit te ri te monedhës që mund të identifikohet me anë të kompjuterëve në procesin e pagesave, të letrave me vlerë dhe derivative që tregtohen nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim me bazë në Zvicër, e cila ndihmon në rregullimin e tregtimit të tregjeve financiare.
Një kod i ri alfabetik prej tre-karakteresh – me shumë gjasa GRN- do të jetë i nevojshëm për ta dalluar atë nga kodi i vjetër për dhrahminë, GRD. Duke qënë se ekzistojnë dhjetra kode të monedhës përdorur çdo ditë nga bankat, programimi i një tjetër kodi në sistemin e tyre kompjuterik teorikisht mund të bëhet brenda natës.
Në realitet, mekanizmat e përdorur për të zgjidhur pagesat në valutë do të kërkonin një kohë shumë më të gjatë për tu përshtatur.
Çështjet që lidhen me pagesën e kontratave të ardhshme financiare afat-gjata, të tilla si këmbimet dhe opsionet e normave të interesit, do të duhet të zgjidhen në mënyrë të ligjshme.
Duke qënë se kjo cështje përfshin ndryshime ligjore, është një proces i ngadaltë dhe tepër i përpiktë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.