E PERDITESUAR Operatorët ankohen të gjithë për dështimin e AKEP në rregullimin e tregut….
Situata e krijuar aktualisht në tregun e telefonisë celulare flet për një penetrim në shifra absurde (rreth 180%), me konsumatorët që janë të detyruar të mbajnë nga dy tre telefona, për shkak të thirrjeve të lira brenda rrjetit dhe tarifave të larta jashtë rrjetit. Kjo ka bërë që tregu, megjithëse në të veprojnë katër operatorë të shkojë drejt mbylljes brenda një rrjeti, duke kufizuar në këtë mënyrë tregun e telefonisë celulare dhe duke u bërë pengesë për rritjen e aktorëve të tjerë në treg.. Në vitin 2013, thirrjet jashtë rrjeteve përbënin vetëm 2.9% të trafikut të Vodafone dhe 4.8% të trafikut të AMC-së, një rast ky unikal në botë për momentin. Vodafone, nga ana tjetër, ka një pozitë dominuese, me më shumë se 56% të tregut, sipas të ardhurave për vitin 2012, duke qenë subjekt subjekt hetimi i Autoritetit të Konkurrencës, që në janar të këtij viti, megjithëse provoi domimancën, e mbylli hetimin pa gjobë, por vetëm duke i dhënë disa rekomandime Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Operatorët ndërkohë janë në konflikt me njëri-tjetrin lidhur me subvencionimet për trafikun ndërkombëtar. Të gjitha këto janë problematika të pazakonta për tregjet e BE, por prezente në tregun Shqiptar prej vitesh, nuk kanë marrë një përgjigje nga autoritetirregullator, AKEP, duke detyruar Kuvendin e Shqipërisë, që është dhe mbikëqyrësi i autoriteteve rregullatore në vend, të thërrasë sot në një seancë dëgjimore të gjithë aktorët e tregut.
Gjatë kësaj seance përfaqësuesit e kompanive PLUS dhe Eagle Mobile, të cilët e morën fjalën në fillim, evidentuan se tregu ka mungesë konkurrence, pasi operatorët e mëdhenj përdorin mekanizma që e cenojnë atë.
Matilda Shehu Zëvendësdrejtore e Përgjithshme e kompanisë celulare PLUS tha se për kompaninë shqetësim mbetet rregullimi i tregut.
“Në treg ka dominancë, që nuk duhet të lejohet sepse sjellë abuzim. Operatorët më të mëdhenj përdorin mekanizma për të mbajtur abonentët brenda rrjetit, përmes tarifave shumë të ulëta krahasuar me tarifat jashtë rrjetit”.
Sipas saj, tarifat janë të lira brenda rrjetit dje kjo i detyron konsumatorët që të mbajnë nga dy tre telefona, gjë që sjell kosto shtesë për konsumatorët.
Shqetësimi idytë, që ajo solli, lidhet me rregullimin e tarifave të shumicës.
Së treti, një çështje tjetër problematike mbetet mosdhënia e licencës së fundit 3G. Ajo kërkoi që procesi të jetë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë siç është vepruar me operatorët e tjerë.
Problemi i katërt, sipas Shehut, lidhet me derregullimin e trafikut hyrës ndërkombëtar në Shqiperi që në 2012. Shehu sqaroi më pas se janë 650 milionë minuta për thirrje hyrëse në Shqipëri nga trafiku ndërkombëtar, që përbëjnë 40% të të ardhurave të tregut të telefonisë. Si i tillë ky treg nuk mund te lihet i pa mbikqyrur. Dy operatorët e mëdhenj kanë bërë marrëveshje preferenciale vetëm me operatorin e tretë duke i lejuar tranzitimin e minutave hyrëse nderkombëtare nëpërmjet Eagle Mobile, te cilit ia shesin me 6 lekë për minute si thirrje kombëtare ndërkohë që ky i fundit përfiton nga çmimi i thirrje hyrëse ndërkombetare 25 lekë për minutë, duke siguruar kështu një fitim të konsiderueshëm vetëm për tranzitimin. “Plus nuk ka qenë e pranuar në këto negociata”, tha Shehu, duke shtuar se për këtë problem ata i kanë drejtuar një ankesë pranë Autoritetit të Konkurrencës.
Shehu shtoi se pjesa e tregut e operatorëve të mëdhenj po rritet, ndërsa operatorët e vegjël nuk po gjejnë hapësira. “AKEP duhet të rregullojë tregun , te rregullojë tarifat me shumicë dhe pakicë. Të eliminohet fenomeni i mbylljes së tregut”, tha znj.Shehu. Sipas saj, rritja e dominancës në dy tre vitet e fundit tregon se ndërhyrjet e autoriteteve rregulluese nuk kanë funksionuar. Rregullimi i tarifave është i domosdoshëm të bëhet nga AKEP, për shkak se operatorët dominues kanë 95-97% të thirrjeve brenda rrjetit.
Edhe drejtori ekzekutiv i Albtelecom/Eagle, Erkan Tabak konfirmoi shqetësimet e operatorit PLUS dhe u përqendrua në fjalën e tij në rëndësinë e rregullimeve në këtë treg.
“Në komunikacion, tregu të detyron të ndërveprosh me operatorë të tjerë. Psh, nëse kur ble një makinë e përdor vetë, kur ble shërbimin e telekomunikacionit je i detyruar të komunikosh me operatorët e tjerë. Ndaj është e domosdoshme që tregu të rregullohet siç duhet. Nëse tregu nuk rregullohet siç duhet për operatorët e vegjël është matematikisht e pamundur të mbijetojnë”, tha ai. Sipas tij, rregullimet duhet të bëhen duke u nisur nga praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
Z.Tabak tha se ata ngulin këmbë për dy rregullime kryesore:
“Të vendoset rregulli i mosdiskriminimit të brendshëm. Një operator nuk mund të vendosë tarifa brenda rrjetit me të ulëta se tarifat e terminimit në rrjetin e vet, kjo quhet shitje nën kosto dhe krijon diskriminim.
Pika e dytë që kërkojmë është vendosja e një çmimi tavan për thirrjet jashtë rrjetit. Kompanitë ndërkombëtare po krijojnë tarifa grupi edhe për thirrjet ndërkombëtare brenda grupit”, tha z.Tabak.
Së treti, z.Tabak tha se vendi ka tarifa të larta të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare, që sipas tij ndikon negativisht në ekonominë e Shqipërisë, pasi vendi humbet TVShqë do merrte, del valuta jashtë vendit, dëmtohet konkurrenca dhe kjo çon në jë rritje të çmimeve të pakicës.
Drejtori i përgjithshëm i AMC-së Dimitrios Blatsios vuri në dukje investimet e kompanisë: “Kemi investuar 500 milionë euro në Shqipëri, punësojmë mijëra njerëz. Kërkojmë trajtim të drejtë rregullator, e theksoj të drejtë, jo favorizues”. Ai shtoi se “kemi ndier që në disa raste jemi trajtuar në mënyrë të padrejtë, por kemi respektuar vendimet e marra nga autoritetet përkatëse dhe u jemi bindur rregullave”.
Ai ngriti një problem aktuale, që lidhet me metodologjinë e paraqitur nga AKEP në mars të këtij viti, për terminimin e tarifave. Sipas tij asimetrise tarifore, kjo metodë favorizon dy operatorët më të vegjël. Sipas z. Blatsios, meqë operatori i katërt është i ri në treg, ka një farë justifikimi për këtë, por për operatorin e tretë nuk ka justifikim.
Drejtoriekzekutiv i Vodafone Albania, Dietlof Z Mare tha para deputetëve se : “Kemi investuar mbi 560 milionë euro në Shqipëri. Vlerësojmë punën e deritanishme të AKEP për rregullimin e tregut. Por, një nga çështjet me të cilat nuk jemi dakord është asimetria e vendosur së fundmi për tarifat e terminimit. Duam që autoritetet të veprojnë në përputhje me rregullimet e BE. Tregu i telefonisë celulare është mjaft konkurrues. Niveli i penetrimit të telefonisë celulare është shumë i lartë. Numri i operatorëve është i madh për përmasat e tregut. Çmimet kanë ardhur në rënie të vazhdueshme. Ne po punojmë për të permbushur rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës”.
z.Mare tha se tregu në Shqipëri është konkurruese, për disa arsye:
-ka penetrim të lartë-ka një numër të lartë operatorësh krahasuar me popullsinë
-të ardhurat e operatorëve kanë qenë nën nivelin e BE-së dhe çmimet në rënie.
Ai shtoi se hetimi i Autoritetit të Konkurrencës ishte i panevojshëm dhe surprizues, “por na duhet të pranojmë vendimmarrjen e tij. “Ka disa vendime për të cilat ne nuk kemi qenë dakord, por në momentin që ka dalë ai ka qenë përfundimtar”.
Lidhur me ankesën e Eagle, ai tha se e gjykojmë të papërshtatshme ngritjen e çështjes në këtë formë për trafikun ndërkombëtar. Sipas tij është kryer një analizë në vitin 2012 dhe gjykojmë se kjo nuk ndikon negativisht interesin shqiptar, por përkundrazi sjell të ardhura.
Shalsi: Kuvendi ka në plan të parë interesin e konsumatorëve
Eduard Shalsi, kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, tha pas deklarimeve të të katër operatorëve, se kemi përgjegjësinë që të mbikëqyrim autoritetin rregullator, megjithëse kjo është një çyshtje mjaft komplekse. “Ne do të ngulim këmbë në mbrojtjen e konsumatorëve me tarifa e çmime të arsyeshme dhe të rregullojmë konkurrencën e drejtë, si dhe të krijojmë kushtet për kompanitë për t’u rritur e zgjeruar”.
Lati e Konkurrencës: Ndërhyrja afatgjatë nuk duhet të lejojë mbylljen e tregut
E gjendur përballë pyetjeve lidhur me vendimin fundit të Autoritetit të Konkurrencës, ku u konstatua një pozitë dominuese e Vodafone, por jo abuzim me këtë pozitë, çka çoi në mbylljen e hetimit pa gjobë, kreu i këtij autoriteti, Lindita Lati, tha se Autoriteti ka ndjekur instrumentet që janë zbatuar në 97% të rasteve në BE kur ka pasur problematikë të ngjashme me diferenca mes tarifave brenda dhe jashtë rrjetit.
Lati tha se nga hetimi u konkludua në dy pista. Së pari, tregu i pakicës është i derregulluar. Së dyti, Autoriteti ndërhyn kur firma ka pozitë dominuese. Ajo pranoi se firma më e madhe në treg ka pasur një pozitë dominuese, sepse të gjithë faktorët që japin dominancë e vërtetojnë këtë.
U hulumtua nëse ka abuzim më këtë pozitë, tha lati. “Diferenca mes tarifave brenda dhe jashtë rrjetit është një debat i gjatë. Nga konsultimi me praktika më të mira pamë nëse këto sjellin shqetësime në treg, a kemi të bëjmë me politika afatshkurta konkurruese, çfarë efektesh ka sjellë në treg”. Lati shtoi se pas analizës u gjykua se në momentin aktual, kjo dinamikë është e ngjashme me tregjet e tjera dhe nëse vazhdon mund të krijojë probleme.
Ajo shtoi se ka një ndarje të hollë nga eficienca, apo pozita dominuese. “Ndërhyrja afatgjatë nuk duhet të lejojë mbylljen e tregut”, shtoi Lati.
Lidhur me vendimin e Autoritetit në hetimin e fundit, ku u konstatua pozita dominuese, por nuk u vendos për masë me gjobë, ajo tha se “ne gjykuam në këtë formë pasi konsumatori ka mundësi zgjedhjeje”. Lati shtoi se kompania Plus ka hedhur në gjyq Autoritetin e Konkurrencës për vendimin marrë nga kjo e fundit.
“95% e rasteve të ndërhyrjes i drejtohen rregullatorit të tregut (në rastin konkret AKEP) dhe ne zgjodhëm këtë rrugë”, tha ajo.
Lidhur me procedurat e licencës së katërt 3G. Lati shtoi se 3G ka qenë që në fillim një garë e padrejtë. “Ne jemi për një parim të barazisë dhe transparencës mes të gjitha firmave dhe ky duhet të jetë këndvështrimi se si duhet ta shohë AKEP”.
Autoritetet duhet të punojnë ngushtësisht për të parë dhe zbatuar praktikat më të mira, përfundoi ajo.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes, duket se nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim vitin e shkuar. Në 2023, për 1082 pozicione të lira në administratë, të cilat u shpallën për plotësim nga Departamenti i…
Projekti për ndërtimin e aksit Muriqan-Lezhë pritet të jetë qendër e të paktën katër dëgjesave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Bashkinë Shkodër, atë të Lezhës dhe Vaun e Dejës dhe do të ketë në fokus përmbledhjen joteknike të hartuar për këtë projekt. Ky…
Në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar seanca për ankesën e Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase, për shfuqizimin të pjesshëm të ligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Prej 1 janarit 2023 ka hyrë në fuqi…
Treguesit demografikë janë përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë. Përveç rritjes së pazakontë të vdekjeve shtesë nga Covid-19 gjatë viteve 2020 dhe 2021, lindjet kanë forcuar ritmet e rënies dhe emigracioni është rritur gjithashtu. Të dhënat zyrtare tregojnë se lindjet në shkallë kombëtare në tremujorin e parë…
Banka e Shqipërisë, në një prononcim të posaçëm për “Monitor”, ka sqaruar në mënyrë të hollësishme rolin e saj në raport me procesin e mbledhjes së kredive me probleme, duke sugjeruar njëkohësisht disa ndryshime ligjore, me qëllim për të adresuar disa nga problematikat e shfaqura…
Raporti i monitorimit i Këshillit të Investimeve për vitin 2023 zbulon se një pjesë e rekomandimeve të bëra ndaj institucioneve mbeten të pazbatuara, edhe pse kjo përqindje nuk përbën shumicën. Bëhet fjalë për 35.9% të rekomandimeve, teksa 16.6% janë në proces zbatimi. Publikimi, megjithatë, nënvizon…
Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të dukshme të mjeteve elektrike të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor në vend. Statistikat e bëra publike nga ky institucion tregojnë se në janar-prill u regjistruan 92% më shumë mjete vetëm…
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga paqëndrueshmëria e lartë e regjimit tatimor. Ligjet, që rregullojnë sistemin tatimor në vend, kanë ndryshuar aq shpesh, saqë e kanë…
Jeta e vrullshme e viteve të fundit na mbërthen dhe në rast se ka diçka që është bërë shoku i pandashëm i ditëve tona, është stresi. Shumë flitet për stresin apo çrregullimet e shëndetit mendor, pak dihet praktikisht për të. Studime të shumta kanë dalë…
Është prezantuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet…
Problemet fiskale, i bëjnë vendet të prekshme ndaj tensioneve gjeopolitike dhe normave më të larta të interesit, thotë BQE. Vendet europiane janë “të prekshme ndaj goditjeve…
Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova,…
Copyright Haven van Antwerpen-Brugge/Porti Antwerp-Bruges Shitjet e makinave elektrike në Europë janë relativisht të ulëta, por kjo është vetëm një nga arsyet sepse makinat po…
Autoritetet rregullatore të BE-së deklaruan sot se mediat sociale të “Meta Platform”, Facebook dhe Instagram, do të hetohen për shkelje të mundshme të rregullave të përmbajtjes…
Një mijëvjeçar më parë, sipas folklorit, Castel di Luco ishte vendi i ritualeve pagane. Tani kështjella e rrumbullakët, në rajonin italian Le Marche, është vendi i…