E PERDITESUAR Kryeministri grek Alexis Tsipras do të pranojë pjesën më të madhe të kushteve të kreditorëve të ofruara fundjavën e kaluar, por ende ngul këmbë në disa ndryshime që mund të pengojnë një marrëveshje, sipas një letre që ai dërgoi të martën vonë.
Letra prej dy faqesh që i është dërguar krerëve të Bankës Qendrore Europiane, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Europiane dhe që është marrë nga Financial Times, lidhet me kërkesën e të martës për një zgjatje të paketës së Greqisë që tashmë ka skaduar dhe për një paketë të re të tretë shpëtuese, me vlerë 29.1 miliardë euro.
Zyrtarët e eurozonës të përfshirë në bisedime ishin të kujdesshëm duke thënë se kërkesat e mbetura në letrën e Tsipras nuk ishin të vogla dhe mund të kishin ndikim domethënës dhe mund të mos ishin të pranueshme për kreditorët.
Wolfgang Schäuble, ministri gjerman i financave, i cili i qëndron një linje të ashpër, i dha nismës së fundit të grekëve një përgjigje të shkurtër duke thënë se ato nuk ishin bazë për bisedime serioze.
Lajmet për letrën rritën bursat, me indeksin FTSE Eurofirst 300, që u rrit 1.5% në 1,532.03, pasi kishte arritur një nivel të ulët prej 1,499.98 më parë gjatë ditës.
Letra u dërgua teksa bankierët qendrorë të eurozonës po përgatiteshin të mërkurën për të rritur nxehtësinë për Greqinë dhe bankat e saj duke kufizuar aksesin e tyre në huatë emergjente, një vendim që do të vinte për fund të paktën një bankë greke.
Megjithëse paketa shpëtuese skadoi në mesnatën e të martës dhe kjo nënkupton se shtyrja nuk është më në tryezë, letra e z. Tsipras, që shënon një tërheqje domethënëse nga pozicioni i tij i mëparshëm, mund të shërbejë si bazë e një pakete të re shpëtuese në ditët në vijim.
Ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë propozimin e z. Tsipras në një konferencë telefonike në oren 5:30, sipas orës së Brukselit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.