Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka deklaruar se është i gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij për refuzimin e kushteve për ndihmën nga kreditorët, duke i quajtur kërkesat e tyre të “papranueshme”, shkruan Bloomberg.
“Qeveria greke, e zgjedhur këtë vit nga populli i cili do të mbartë mbi shpatulla marrëveshjen e vështirë”- ka thënë më herët Tsipras.
Por, kryeministri grek ka vijuar duke deklaruar se “ do të mbajmë përgjegjësitë tona, duke i thënë “JO”, një vazhdimësie kërkesash katastrofike ndaj Greqisë”.
Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve të saj janë shumë pranë një shkëputje totale, teksa ministrat e financave do të mblidhen ditën e nesërme në Luksemburg. Më kreditorët e “dëshpëruar” për të gjetur një rrugë të mesme, banka qendrore greke ka paralajmëruar ardhjen e pasojave për këtë ngërç.
Risku i daljes nga eurozona
Jemi duke u përpjekur të arrijmë një marrëveshje me partnerët tanë, përpjekje të cilat nuk mund të injorohen lehtë”- deklaroi Yannis Stournaras, guvernatori i Bankës së Greqisë.
“ Dështimi për ta arritur këtë marrëveshje, nga ana tjetër, shënjon fillimin e një kursi të dhimbshëm që do e çojë drejt falimentit Grek dhe njëkohësisht daljes nga eurozona”- vijon deklarata e tij.
Ndërkaq, zëdhënësi i parlamentit grek, Zoi Konstantopoulou ka refuzuar të pranojë raportin me paralajmërimet e guvernatorit. Ndërkohë që bankat ndulin këmbë që ky raport duhet të dërgohet në Asemblenë kombëtare, Konstantopoulou, pjesë e partisë së Syrizës, ka nxjerrë një raport tjetër, në të njëjtën ditë, duke theksuar se borxhi grek nuk duhet ripaguar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.