Kryeministri i majtë i Greqisë Aleksis Tsipras do të përballet me një përplasje me rebelët në partinë e tij të marten, të cilët janë të zemëruar në kapitullimin e tij ndaj kërkesave gjermane për një nga paketat më të thella shtrënguese që i janë kërkuar ndonjëherë një qeverie të zonës euro.
Vetëm disa orë pas një marrëveshjeje që e bëri Greqinë të dorëzojë sovranitetin e saj në mbikëqyrjen e jashtme në këmbim të fillimit të biseedimeve për një plan ndihme prej 86 miliardë eurosh, ka dyshime nëse Tsipras do të jetë në gjendje të mbajë qeverinë e tij së bashku.
Kushtet e imponuara nga huadhënësit ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Gjermania, gjatë natës së bisedimeve në samitin emergjent, e detyruan Tsipras të braktiste premtimet, duke i dhënë fund masave të rrepta.
Në vend të kësaj ai duhet të kalojë legjislacionin për të shkurtuar pensionet, të rrisë taksën e vlerës së shtuar, të hedhë poshtë marrëveshjet kolektive dhe të vënë në vend kufizimet pothuajse-automatike të shpenzimeve. Përveç kësaj, ai duhet të lërë mënjanë 50 miliardë aktive të sektorit publik për t’u shitur nën mbikëqyrjen e huadhënësve të huaj. Në mënyrë që të marrë të gjithë paketën, ai duhet t’I kalojë këto përmes parlamentit deri të mërkurën.
Vetë Tsipras, që zgjodhi pesë muaj më parë t’i jepte masave të rrepta mbytëse, tha se ai “luftoi një betejë të ashpër” dhe “zmbrapsi kolapsin financiar”.
Por, për të marrë marrëveshjen përmes parlamentit me afatin e së mërkurës, ai do të duhet të mbështetet me vota nga partitë opozitare pro-evropiane, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e qeverisë së tij dhe duke hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.
Të majtët rebelë në partinë në pushtet Syriza, dhe partnerët e tij të vegjël të koalicionit, Partia e krahut të djathtë të Pavarur Grek, treguan se ata nuk do të heqin dorë premtimet zgjedhore, që i sollën ato në pushtet në janar.
“Ne nuk mund të pajtohemi me këtë,” tha udhëheqësi i Pavarur, Panos Kammenos për gazetarët pas takimit të Tsipras. “Në një demokraci parlamentare, ka rregulla dhe ne mbështesim ato.”
Një takim i grupit parlamentar të Syriza të martën në mëngjes mund të sjellë shkarkimet e Ministrit të Energjisë Panajotis Lafazanis dhe zëvendësministrit të Punës Dimistris Stratoulis, pasi ata kundërshtuan shpëtimin.
Mund të jetë gjithashtu një betejë e gjatë me Kryetarin e Parlamentit Zoe Constantinopoulou, një majtist pa kompromis i cili gjithashtu e ka kundërshtuar Tsipras mbi shpëtimin dhe mund të krijojë pengesa serioze procedurale për paketën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.