Yanis Varoufakis, ministri i financave i Greqisë tha se ai nuk pret që të arrihet një marrëveshje për të zgjidhur ngërçin pesë mujor të paketës shpëtuese me kreditorët, kur minitrat e financave të mblidhen në takimin kyç të enjten.
Në rast se Greqia nuk bie dakord për reformat me kreditorët, zyrtarët besojnë se koha do të mbarojë për Athinën, për të marrë një shumë prej 7.2 miliardë lekësh të mbetur nga paketa shpëtuese, që skadon në dy javë, shumë për të cilën vendi ka nevojë në mënyrë të dëshpëruar.
Pa fondet, qeveria me siguri nuk do të paguajë dot borxhet, një lëvizje që banka qendrore e vendit ka paralajmëruar se do të shkaktojë zhvillime të dhimbshme, që mund të çojë në daljen e Greqisë nga eurozona dhe me shumë të ngjarë dhe nga BE.
Michel Sapin, ministri i financave i Francës, tha të enjten se do të jetë një katastrofë totale, nëse Greqia e lë monedhën e vetme.
“Ne do të luftojmë deri në fund që të gjejmë një marrëveshje me Greqinë,” tha ai për France Info radio.
Kur u pyet në Paris nëse ministrat mund të arrinin një marrëveshje, z Varoufakis that ë mërkurën: “Unë nuk mendoj kështu”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.