Mjekët çojnë në shtëpi rrogat më të majme. Sipas një raporti të revistës Time, mjekët paguhen mesatarisht 35,000 dollarë në vit. Klasifikimin e ndjekin pas avokatët. Sipas raportit të hartuar nga një agjenci rekrutimesh “Glassdoor” nuk ka ndryshime shumë të mëdha ndër dhjetë profesionet më të mirëpaguara.
Shumica e këtyre profesioneve paguhen me shifra të tilla bazuar në nivelin e përvojës dhe të edukimit.
“Pagesat e larta vazhdojnë të jenë të lidhura me kërkesën, aftësitë, arsimin e lartë, por edhe me konkurrencën e proceset e automatizuara”, – thotë Andrew Chamberlain, kryeekonomist i Glassdoor. “Kjo është arsyeja se pse në krye janë profesionistët të cilët kanë lidhje me teknologjinë apo me industrinë e kujdesit shëndetësor”.
Nëse ju nuk jeni një zhvillues programesh në fushën e mjekësisë, mos e humbni shpresën. “Madhësia e pagës nuk është e lidhur gjithmonë me kënaqësinë në një punë afatgjatë”, thonë drejtuesit e Glassdoor.
Tiparet që sot udhëheqin kënaqësinë në vendin e punës janë kultura e kompanisë, mundësitë për karrierë, si dhe besimi tek aftësitë drejtuese.
Gati 7 në 10 njerëz thonë se pagesa është një ndër elementët kryesorë që ata marrin në konsideratë kur iu duhet të pranojnë një vend pune.
Pagat bazë
Mjek – $ 180,000
Avokat – $ 144,500
Menaxher kërkimi dhe zhvillimi – $ 142,120
Menaxher zhvillimi programesh – $ 132,000
Menaxher farmacie – $ 130,000
Menaxher strategjie – $ 130,000
Arkitekt programesh – $ 128,250
Inxhinier dizenjuesh rrjetesh – $ 127,500
Menaxher IT – $ 120,000
Arkitekt zgjidhjesh – $ 120,000
Menaxher për marrëdhëniet me klientin – $ 120,000
Menaxher zhvillues aplikimesh – $ 120,000
Farmacist – $ 118,000
Arkitekt sistemesh – $ 116,920
Menaxher finance – $ 115,000
Burimi: Time.com
Ne Amerike po, por jo ne Bote. Psh ne Angli Menaxher finance ose menaxheret e portofolit qe tregtojne ne burse jane me te paguarit.