Brendan Rodgers synon lojtarin anglez si objektivin e tij kryesor të mesfushës, por ka opsione të tjera nëse Saints do të rezistojnë fort.
Të kuqtë janë përballur me refuzimin e dy ofertave nga Lallana, por po përgatisin një ofertë të tretë pas përfundimit të Kupës së Botës në Brazil.
Dhe sipas raporteve, Lallana është i dëshpëruar të lëviz në Anfield.
Oferta e fundit e Liverpool ishte25milion paund por Southampton po këmbëngulin për 30 milion paund.
Rodgers ka rreshtuar si alternative të mundshme Xherdan Shaqiri të Bayern Munich dhe Lazar Markoviç të Benfica.
Por Rodgers është i vendosur të sigurojë 26-vjeçarin dhe do të shqyrtojë mundësinë për të rifilluar bisedimet, pas përfundimit të turneut të Anglisë në Kupën e Botës.