Administrata Tatimore e Kosovës për periudhën janar-shtator ka mbledhur 447.01 milionë euro. Sipas ATK këto të ardhura janë 11.2 për qind më shumë apo 44.8 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Administrata Tatimore si njëra ndër institucionet kryesore të mbushjes së buxhetit të Republikës së Kosovës, ka vazhduar edhe më tej në tejkalimin e objektivave të parapara, më thekës të veçantë në inkasimin e të hyrave për periudhën janar-shtator 2021.
Në njoftimin që ka bërë ky institucion ka treguar se për periudhën janar-shtator ka mbledhur 447.01 milionë euro.
“Janë 44.8 milionë euro apo 11.2% të hyra tatimore të inkasuar për periudhën janar-shtator 2021, të cilat shifra kanë tejkaluar pritshmëri krahas planifikimeve të parapara. Më tej statistikat tregojnë që ATK ka punuar me përkushtim në arritjen dhe tejkalimin e parashikimeve, kështu duke arritur që të mbledh në total 447.01 milion euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të viti të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milion euro apo 33 %, si dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milion euro apo 20.1 %”.
ATK ka treguar se një nivel si ky i arritjes së inkasimi të të hyrave, reflekton në zvogëlim të shmangieve tatimore, përfshirje të barabartë në sistemin tatimor të të gjithë tatimpaguesve, ulje të nëndeklaruesve, si dhe përkushtim profesional të stafit të ATK-së në zhvillimin e aktiviteteve sipas hartimit të planeve të punës dhe Strategjisë së Përmbushjes.
“Strategji kjo e cila është e orientuar në krijimi e një mjedisi përmbushës, duke lehtësuar procesin e përmbushjes përmes ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve për të gjithë tatimpaguesit, të cilët përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre ligjore. Ndërsa, në anën tjetër zbatimi i forcës së ligjit bazuar në rrezik përmes identifikimit dhe trajtimit të të gjithë atyre tatimpaguesve të cilët hezitojnë apo kanë vendosur të mos përmbushin detyrime e tyre ligjore”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.