Muzeu i Vodkës
Sigurisht jeni duke pyetur veten: ç’ne vodka në Amsterdam? Jeta e natës e ka bërë vodkën një pije shumë popullore, kështu që dikush vendosi të hapë një muze për të nderuar këtë pije të famshme. Adhuruesit e vodkës kanë mundësinë të mësojnë gjithçka rreth saj, si dhe të shohin një koleksion prej mbi 80 shishesh të ndryshme të kësaj pije. Vizitorët kënaqen kur iu shërbejnë teke falas në muzeun e tyre të preferuar.
Muzeu Kombëtar i Syzeve
Me vendndodhje në një godinë të vjetër historike katërkatëshe, mbi dyqanin e një mjeku okulist, Muzeu Kombëtar i Syzeve u themelua thjesht nga pasioni. U hap para 35 vjetësh, megjithatë obsesioni i familjes Theunissen me syzet daton që në shekullin e 19. Ky muze ofron një gamë të gjerë syzesh, që nga më të shëmtuarat e të pazakontat e deri te më modernet dhe të bukurat.
Muzeu i Torturës
Ky duhet të jetë një nga muzetë më të frikshëm në botë. Megjithatë, e vetmja gjë e frikshme këtu është errësira. Ky muze dokumenton mizorinë njerëzore gjatë shekujve. Aty do të shihni edhe disa dokumente që tregohen në vende të ndriçuara, si dhe disa pajisje torturash të vjetra e të ndryshkura, kryesisht nga periudha e Mesjetës.
Qendra e Shkencës NEMO
Nën këtë objekt gjigant jeshil, NEMO strehon disa nga shpikjet dhe zhvillimet më të zgjuara dhe fantastike teknologjike dhe shkencore që mund të imagjinoni. I vendosur në këtë strukturë të ngjashme me një anije, kjo “Mekë” e eksperimenteve shkencore është një vend i mirë për t’u vizituar nga të gjitha moshat.
Muzeu i parë dhe më i vjetër i këtij lloji në botë, Tempulli i Venusit paraqet të gjitha llojet e artit seksual, që nga ato antike deri te më modernet. Ky emër mund të duket pak shokues për disa njerëz, por nuk është aq vulgar apo fyes sa mendohet. Ky muze thjesht mundohet të festojë bukurinë seksuale, nëpërmjet një sërë manekinesh dylli, fotosh të vjetra dhe punësh artistike që paraqesin historinë e seksit.
Sigurisht që një muze i tillë nuk mund të mos gjendej në Amsterdam. Ky atraksion përqendrohet në historinë e drogës dhe përdorimit të saj industrial, në kohën tonë, si dhe në përdorimin e qytetëruar të kanabisit. Çdo pyetje që mund të keni rreth kësaj çështjeje, mund ta bëni në këtë muze interesant.
Muzeu i Çantave dhe Kuletave
Para tri dekadave, Hendrikje Ivo, tregtare antikitetesh nga Amstelven, bleu një çantë antike të vitit 1820. Fiksimi i saj pas çantave erdhi në rritje, derisa me ndihmën e burrit dhe vajzës së saj, ajo mblodhi mbi 3,000 kuleta dhe çanta. Më pas vendosi ta ndajë këtë përvojë me publikun.
Ndërsa Muzeu i Seksit ka të bëjë më shumë me punët artistike seksuale, Muzeu Erotik është më i fokusuar te seksi. Këtu paraqiten filma pornografikë, të cilët janë të papërshtatshëm për fëmijët. Me vendndodhje në qendër të lagjes së famshme “Red District”, Muzeu Erotik i Amsterdamit vizitohet nga qindra turistë në ditë.